Monedhat e huaja, në pikiatë/ Kursi i këmbimit, 9 nëntor 2023
Sot, më 9 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...

Detyrimet ndaj kompanisë publike të shpërndarjes arritën në fund të këtij shtatori nivelin më të lartë të regjistruar nga viti 2009 e në vazhdim sipas të dhënave të publikuara periodikisht nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas këtyre treguesve borxhet që katër kategori klientësh kanë ndaj OSHEE-së ishin mbi 80 miliardë lekë apo rreth 750 milionë euro. Kjo shifër ishte me një rritje prej 0.26 për qind në raport me fundin e vitit 2022. Ecuria e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nuk ka qenë e njëjtë në tendencë në katër grupet.
Familjarët të cilët kanë edhe më shumë se gjysmën e detyrimit kanë vijuar ta ulin atë në fund të shtatorit 2023 krahasuar me fundin e vitit të shkuar. Kështu ky nivel ishte 44.4 miliardë lekë apo 414 milionë euro. Kjo shifër është ulur me 1.8 për qind në raport me fundin e vitit 2023.
Tendencë uljeje kanë pasur edhe detyrimet nga insitucionet buxhetore të cilat shënuan në fund të shtatorit një nivel prej 4.7 miliardë lekë apo rreth 44 milionë euro. Ulja në raport me fundin e vitit të shkuar është në një nivel prej 1.65 për qind.
Ndërkohë dy grupe të tjera kanë shënuar rritje të detyrimeve të pashlyera pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Bëhet fjalë për bizneset si dhe për insitucionet jobuxhetore ku bëjnë pjesë ndërmarrjet e ndriçimit të qytetit, spitale, ujësjellës.
Kështu sa i takon jobuxhetoreve borxhi i raportuar deri në fund të këtij shtatori është 18. 8 miliardë lekë apo rreth 176 milionë euro. Në raport me fundin e vitit të shkuar ky borxh rezulton me një rritje prej 3.5 për qind.
Sa i takon privatëve ku përfshihen bizneset borxhi i tyre arriti sipas të dhënave 12.1 miliardë lekë apo rreth 114 milionë euro. Kjo shifër është me rritje rreth 4 për qind në raport me fundin e vitit 2022.
Borxhet e prapambetura ndaj kompanisë publike kanë qenë në luhatje të vazhdueshme duke u ulur dhe rritur vit pas viti por prej 2018-ës dhe në vazhdim tendenca rritëse ka qenë konstante.
Teksa për familjarët OSHEE aplikoi aktmarrëveshjet një plan veprimi për shlyerjen e detyrimeve u vu në veprim edhe për ujësjellësit të cilët gjithsesi në vitin 2022 u vunë në vështirësi për shkak të krizës së energjisë dhe pesha e kësaj të fundit në shpenzimet e tyre finale ishte e lartë./Monitor.al
Sot, më 9 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Rritja e çmimeve është ngadalësuar në muajin tetor, te...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. S...
Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me që...
Sot, më 8 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 lek...
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve është në rritje p...
Shumë familje në Kosovë po detyrohen të hyjnë borxh në...
2.2 miliardë lekë janë parashikuar në projekt-buxhetin e v...
Ndonëse vendi ka shënuar rritje të kënaqshme vitet e fundi...
Sot, më 7 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.7 lek...
Projektbuxheti 2024 vendos një nivel të ri lidhur me plani...
Leku e ka nisur javën me forcim të mëtejshëm në kursin e k...
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori du...
Sot, më 6 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Prodhimi i ullirit këtë vit shënon rënie në Shqipëri dhe k...
Sot, më 5 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Shqipëria ka arritur gjatë këtij viti kreshtën më të lartë...
Sot, më 4 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rë...
Sot, më 3 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...