Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.63%, nga 19% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 19.3% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është parametri më i rëndësishëm rregullator për sektorin bankar dhe treguesi kryesor i aftësisë së bankave për t’iu rezistuar humbjeve të mundshme në të ardhmen. Ai mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.
Rritja e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka ardhur nga rritja e ndjeshme e kapitalit rregullator të sektorit, ndërsa me bazë vjetore rritja është kryesisht rezultat i tkurrjes së vlerës së aktiveve të ponderuara me rrezik.
Vlera e kapitalit rregullator të sistemit arriti në 186.2 miliardë lekë, 4.3% më shumë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, dhe në vlerë të përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e normave të interesit dhe mbajtja nën kontroll e treguesit të kredive me probleme kanë dhënë një efeket pozitiv në performancën e sektorit bankar këtë vit. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar për 9-mujorin arriti vlerën e 22.7 miliardë lekëve, në rritje me 77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fitimet në rritje kanë sjellë edhe shëndoshje të kapitalit të sektorit, por njëkohësisht ka krijuar hapësira edhe për shpërndarje dividendësh, faktor që shpjegon kryesisht mosrritjen e kapitalit rregullator krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të muajit shtator arriti në 948.1 miliardë lekë, në rritje me 1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, por në rënie me 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia vjetore e vlerës së aktiveve me rrezik është në një masë të madhe e lidhur me forcimin e Lekut dhe uljen e vlerës së portofolit të kredisë në valutë të huaj.
Sektori bankar në Shqipëri historikisht ka pasur nivele të larta kapitalizimi, për shkak të linjës rregullatore konservatore të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Pragu minimal i kërkuar është 12%, ndërsa për banka të veçanta kërkesa gjatë dekadës së fundit ka qenë edhe më e lartë. Me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit, nivelet minimale të kërkuara të kapitalizimit janë rritur edhe më shumë.
Rritja e ndjeshme e raportit të mjaftueshëmrisë së kapitalit në vitet e fundit lidhet kryesisht me forcimin e kërkesave rregullatore.
Përveç kërkesës bazë prej 12%, të parashikuar në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, që nga viti 2019 kanë nisur të aplikohen edhe shtesat makroprudenciale të kapitalit. Shtesa konservuese e kapitalit për të gjitha bankat e sektorit për vitin 2022 ishte 1.5%, ndërsa deri në fund të vitit 2023 duhet përmbushur niveli i rritur prej 2%. Ndërkohë, për katër bankat me rëndësi sistemike, aplikohet edhe shtesa e posaçme, në vlerat 0.5%, 1% dhe 1.5%, në varësi të notës së rëndësisë sistemike të bankës.
Bankat më të mëdha të sektorit këtë vit do të përballen me një rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital, sepse janë subjekt i plotësimit të kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL), sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2020. Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.
Deri në fund të vitit 2023, këto banka duhet të përmbushin një shtesë prej 1.5% në raportin e përgjithshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit. Aktualisht, ky detyrim ka hyrë në fuqi për katër bankat me rëndësi sistemike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania. Duke marrë në konsideratë shtesat e mësipërme, si dhe shtesën specifike që kanë disa banka të sektorit, kufiri i raportit të kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit varion ndërmjet 16% dhe 19% për bankat me rëndësi sistemike, dhe 14% dhe 17% për bankat e tjera./ Revista Monitor

Sot, më 13 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e mu...
Sot, më 12 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 le...
Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askus...
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia...
Kushtet financiare të pensionistëve u përkeqësuan më s...
Sot, më 11 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi k...
Sot, më 10 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.6 le...
Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e kat...
Detyrimet ndaj kompanisë publike të shpërndarjes arrit...
Sot, më 9 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Rritja e çmimeve është ngadalësuar në muajin tetor, te...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. S...
Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me që...
Sot, më 8 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 lek...
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve është në rritje p...
Shumë familje në Kosovë po detyrohen të hyjnë borxh në...
2.2 miliardë lekë janë parashikuar në projekt-buxhetin e v...
Ndonëse vendi ka shënuar rritje të kënaqshme vitet e fundi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...