Forcimi i lekut po rrit edhe fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...

Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023-2030 kërkon një financim të paktën 274 milionë total për realizimin e të gjithë objektivave të vendosur në të.
Dokumenti i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare nënvizon se hendeku financiar i strategjisë është 28.8 për qind apo 79 milionë euro. Strategjia në vetvete ka disa objektiva që synojnë të arrijë tre qëllime.
“Qëllimi i politikës 1: Rritja e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit për mbështetjen e kërkimit shkencor, të integruar në nivel ndërkombëtar, në të gjithë spektrin e fushave të shkencave natyrore, inxhinierike dhe teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale dhe humane; Qëllimi i politikës 2: Krijimi i një mjedisi që lehtëson dhe inkurajon mekanizmat e ndërveprimit dhe transferimit të teknologjive për bashkëpunim midis komunitetit të kërkimit, ekonomisë, inovacionit dhe institucioneve publike; Qëllimi i politikës 3: Promovimi i kulturës së shkencës dhe inovacionit në edukim për të siguruar një qasje didaktike me theksin në praktikat kërkimore dhe projektet” thuhet në strategji.
Programi në shkolla, plani për 1200 smartlabs
Në funksion të kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit janë hedhur disa hapa me projekte pilote të cilët synojnë të kthehen në standard në gjithë vendin. Strategjia sjell në vëmendje planin për të hapur 1200 laboratorë të dedikuar në shkolla në gjithë vendin të cilësuara si “smartlabs”.
“Synohet që të reformohen kurrikulat dhe të përçohet më shumë informacion, në fazat më të hershme të mundshme, tek të rinjtë dhe të rejat. Për vitin shkollor 2022–2023 ka nisur pilotimi i lëndës së TIK-ut që nga klasa e parë në 100 shkolla pilot, në të cilat janë ndërtuar laboratorët smart.
Në këtë kuadër është miratuar programi mësimor i lëndës së TIK-ut për klasën e parë dhe është rishikuar plani mësimor i arsimit bazë për të përfshirë lëndën e re “TIK” si lëndë me zgjedhje për klasat I–III.
Në terma afatgjatë, programi synon transformimin e sistemit të mësimdhënies së TIK-ut në kurrikulat parauniversitare nga klasa e I–XII, përmes kurrikulave të përditësuara, trajnimit të mësuesve dhe pajisjes së ambienteve shkollore me infrastrukturën e nevojshme për të kryer mësimdhënien cilësore të kësaj lënde. Gjithashtu, synohet përhapja sa më shpejt në rreth 1,200 shkolla në të gjithë vendin, duke i pajisur me smartlabs dhe zbatuar përdorimin e kurrikulave të reja apo të përditësuara” thuhet në strategji.
Projekti, të rinjtë po mësojnë nga kurrikula e liderit të mikrocipëve
Një projekt që lidhet me inteligjencën artificiale dhe që ka angazhuar rreth vetes të rinjtë në vend ka në bazë të tij një kurrikul të hartuar nga Intel Corporation. Ky sipas strategjisë është një tjetër projekt i rëndësishëm që ka pas njohuritë e një prej liderve në tregun e gjysmëpërcjellësve(mikrocipave).
“Që në vitin shkollor 2022–2023, në bashkëpunim me AADF-në, në Shqipëri ka nisur pilotimi i projektit “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë” (Intel® Al for Youth). Që nga viti 2023, ky program zbatohet në më shumë se 27 vende në mbarë botën. Teknologjitë në zhvillim si inteligjenca artificiale (IA) po ndryshojnë dhe po riformojnë botën, duke pasur ndikim të jashtëzakonshëm në sektorin e punësimit dhe të ekonomisë, ndaj dhe ky projekt ka për qëllim të rrisë aftësitë që lidhen me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale tek nxënësit/nxënëset shqiptare, të moshës nga 13 deri 19 vjeç.
Të rinjtë do të mund të mësojnë nëpërmjet një kurrikule të ndërtuar nga Intel® Corporation, lider në industrinë e prodhimit të gjysmëpërçuesve, e cila është një ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Janë bërë pjesë e projektit 9 institucione publike të arsimit të mesëm të lartë, në të cilët kurrikula e IA zhvillohet si orë jashtë kurrikulare dhe janë krijuar 2 kurse private falas për të rinjtë. Janë bërë pjesë e projektit 160 nxënës dhe trajnuar 25 mësues”/ Revista Monitor
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...
Sot, më 28 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Në Europë, rritja e çmimeve u frenua ndjeshëm këtë vit, po...
Eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë e...
Sot, më 20 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 19 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në se...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...