GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Prodhimi vendas i birrës, prej gati 1 viti që gjendej në vështirësi kostoje, pas dyfishimit të akcizës që nisi zbatimin nga 1 janari 2023, në muajt e parë të vitit ka nisur të rikuperohet.
Sipas të dhënave të Doganave, në muajt janar-mars u prodhuan 6,8 milionë litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit, prodhimi vendas është rritur me 11%.
Administratori i fabrikës së prodhimit të birrës “Stela”, Enzo Panteqi, pohon se nivelet e prodhimit vijojnë të mbeten larg nga sasia e prodhuar në 2021 dhe 2022.
Nga 1 janari 2023, kompanitë shqiptare po paguajnë dyfishin e akcizës. Ndryshimi i akcizës shtoi edhe me 20% kostot e prodhuesve, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë, birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve. Për këtë arsye, vjet në muajt janar, shkurt dhe mars, disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin, pasi nuk arrinin të përballonin kostot.
Sipas të dhënave të Doganave, sasia e birrës së prodhuar në muajt janar-mars 2023 u ul me 22% krahasuar me 2022.
Z. Panteqi thotë në janar-mars 2024, në fabrika po prodhohet birrë më tepër se vjet, për shkak të motit të mirë dhe turizmit që favorizon shitjet, por edhe për shkak të shtimit të fuqisë blerëse e ndikuar nga rritja e rrogave.
Ndërsa Xhim Begeja, drejtues i Shoqatës së Mikro Birrave Artizanale Shqiptare, por edhe operator i vogël në treg, me kapacitet prodhues 700 deri në 750 litra në ditë, pohon me shqetësim se sektori është në vështirësi nga kostot e larta pas dyfishimit të akcizës.
“Kostot për prodhimin janë shtuar veçanërisht pas ndryshimeve të akcizës. Kjo po dëmton prodhuesit e birrës artizanale vendase. Presim nisjen e sezonit turistik për të parë ecurinë e kërkesës, pasi birra artizanale vendase më tepër preferohet nga turistët e huaj. Por edhe në periudhë turizmi, ndihet mungesa e shitjeve, veçanërisht nga prodhues larg zonave turistike”.
Rritet pesha e birrës së importit, zë 60% të tregut
Birrat e importit vijojnë të zgjerojnë terren në tregun shqiptar. Për periudhën janar-mars birra e importit zuri 59% të tregut bazuar në të dhënat e prodhimit dhe importit. Sasia e importuar për muajt janar-mars sipas të dhënave të Doganave u rritën 30%.
Njëzëri prodhuesit vendas ngritën disa herë shqetësimin se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentimit industrinë vendase. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj./Monitor
Struktura e punësimit në vend vijoi të dominohet nga vetëp...
Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 15 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 14 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 13 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Banka e Shqipërisë vlerëson se funksionimi i sistemit ...
Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 ...
Sot, më 12 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Operatorja turistike, Alberta Zani e ftuar në një emision ...
Kursi i këmbimit euro-lek vazhdon rënien dhe ka prekur...
Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 milionë lekë nga gj...
Ish-të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas ka...
Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e qumështit të lo...
Sot, më 11 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Çdo subjekt që kryen një investim për prodhim energjie qof...
Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontrib...
Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e...
Sot, më 10 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Në “Durrës Yachts Marina” është njoftuar hapja e shitjeve ...
Sot, më 9 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...