Detyrimi për ish-të përndjekurit 290 milionë euro, raporti: Me këto ritme shlyhet pas 30 vitesh
Ish-të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas ka...

Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 milionë lekë nga gjobat e vendosura bizneseve vitin e kaluar.
Sipas informacionit, në raportin vjetor të këtij institucioni, të ardhurat nga gjobat e vendosura pësuan rënie me 41% krahasuar me një vit më parë.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar plotësisht ose pjesërisht shtatë vendime të këtij institucioni. Konkretisht, është ekzekutuar plotësisht vendimi me datë 19.11.2020, me debitor shoqërinë “Fufarma SHA”; është ekzekutuar plotësisht vendimi datë 09.11.2022, me debitor shoqërinë “Star Parking SHPK; është ekzekutuar plotësisht vendimi me datë 23.07.2022, me debitor ndërmarrjen “Agro Blend SHPK”; është ekzekutuar plotësisht vendimi me datë 08.06.2023, me debitor ndërmarrjen “Gega Oil Group SHA; është ekzekutuar pjesa e mbetur e vendimit, datë 18.12.2007, me debitor ndërmarrjen “Kirchberger Albania SHPK”; është ekzekutuar pjesërisht vendimi me datë 22.11.2018, me debitor ndërmarrjen “EKMA Albania SHPK”; është ekzekutuar pjesërisht me datë 22.01.2021, me debitor ndërmarrjen “New Medical Plus SHPK”.
Autoriteti i Konkurrencës është në pritje të kryerjes së veprimeve përmbarimore për shtatë urdhra ekzekutimi dhe në pritje të lëshimit të urdhrit të ekzekutimit nga ana e Gjykatës për 4 vendime të Komisionit të Konkurrencës, me 12 debitorë gjithsej.
Gjatë vitit 2023, Autoriteti i Konkurrencës mori tri vendime për sanksionim me gjobë, përkatësisht ndaj ndërmarrjeve Gega Oil, AIR BP Albania dhe ndaj grupit të ndërmarrjeve AGNA, Info-Telecom dhe Tirana International Development.
Në të gjitha rastet, gjobat kanë si arsye mosnjoftimin brenda afatit të përqendrimeve të realizuara nga këto ndërmarrje, ndërsa në rastin e AIR BP Albania edhe depozitim të të dhënave të paplota dhe të pasakta, lidhur me procedurën e përqendrimit.
Vendimet e Autoritetit të Konkurrencës janë tituj ekzekutivë, megjithatë subjekti i sanksionuar ka në çdo rast të drejtën t’i drejtohet gjykatës për ta kundërshtuar vendimin në themel ose për të kërkuar pezullim të ekzekutimit të tij. Shumë vonesa në ekzekutimin e vendimeve lidhen pikërisht me zgjatjen e proceseve gjyqësore. Zvarritja e gjatë ose edhe mosekzekutimi në praktikë i vendimeve ndikon negativisht në efikasitetin e punës së Autoritetit të Konkurrencës, si garant i funksionimit të konkurrencës së ndershme në tregje. Siç shihet nga lista e vendimeve të ekzekutuara gjatë vitit të kaluar, mes tyre ka vendime që janë marrë qysh në vitin 2007.
Vetëm në dy vitet e fundit, 2022-2023, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur të ekzekutojë vendimet për sanksione me gjobë ndaj subjekteve, pasi për tri vite radhazi, në periudhën 2019-2021, nuk kishte arritur të arkëtonte asnjë gjobë.
Për vitin 2023, Autoriteti i Konkurrencës siguroi të ardhura totale në vlerën e 46.3 milionë lekëve. 66% e tyre erdhën nga tarifat për shqyrtimin e përqendrimeve, ndërsa pjesa tjetër nga gjobat e arkëtuara gjatë vitit. Të ardhurat e Autoritetit të Konkurrencës pësuan rënie me 12% krahasuar me vitin e kaluar, ku efektin kryesor e dha ulja e të ardhurave nga gjobat.
Të ardhurat mbuluan rreth 47% të shpenzimeve totale faktike të institucionit, ndërsa një vit më parë këto të ardhura mbuluan 73% të tyre./Monitor
Ish-të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas ka...
Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e qumështit të lo...
Sot, më 11 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Çdo subjekt që kryen një investim për prodhim energjie qof...
Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontrib...
Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e...
Sot, më 10 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Në “Durrës Yachts Marina” është njoftuar hapja e shitjeve ...
Sot, më 9 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit t...
Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjes...
Sot, më 8 prill 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Brenda vitit, çmimet e pronave në bregdet janë rritur mbi ...
Shumë të huaj që më parë parapëlqenin të kishin një sh...
Sot, më 7 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 6 prill 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Dy sektorët kryesorë prodhues të vendit, industria dhe buj...
Sot, më 5 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat p...
Shitjet e pasurive të paluajtshme kanë njohur rritje të fo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...