Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Janë të shumtë profesionistët, me të ardhura të qëndrueshme, që po investojnë në blerje apartamentesh për dhënien e tyre me qira ditore.
Tendenca është në rritje edhe nga sipërmarrës që më tepër preferojnë blerjen e disa pronave me qëllim zhvillimin e aktivitetit të qirasë afatshkurtër.
Por, në një kohë kur në zonat kryesore të kryeqytetit çmimet e qirasë ditore variojnë mesatarisht nga 25 deri 45 euro nata, për shumë individë që disponojnë vetëm 1 pronë, mbajtja e saj hapur si biznes për qira ditore konsiderohet e paleverdishme.
“Prej disa muajsh apartamentin pranë 'Shallvareve', të cilin e jepja me qira ditore e kam kthyer për dhënie qiraje afatgjatë, për shkak të kostove të larta për mirëmbajtjen dhe tarifat e komisioneve në platformat ndërkombëtare. 40% e të ardhurave mujore shkonin për mirëmbajtjen e pronës dhe tarifat e komisionit në "Booking".
Ndërsa me vendosjen e TVSH-së 20% për komisionet e "Booking" dhe pagesën 15% të të ardhurave vjetore nga tatimet, kthehet në një biznes të paleverdishëm”, pohon GJ.K., pronari i një apartamenti të blerë në Tiranë me qëllim qiradhënie.
Por kthimi i investimit nëpërmjet qirasë mbetet i paleverdisshëm edhe për qiradhënien afatgjatë. Agjencitë imobiliare llogarisin se koha e kthimit të investimit nëpërmjet qirasë në Tiranë varion nga 20 deri në 25 vjet, për shkak të çmimeve të larta të blerjes së një apartamenti (minimumi 1,000 euro për metër katror) dhe qirasë së ulët.
Shumë shqiptarë kanë preferuar më tepër këtë investim ta bëjnë jashtë sesa në Shqipëri. Kryesisht vendi më i preferuar mbetet Dubai ku koha e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies llogaritet deri 7 deri 10 vjet, për shkak të çmimeve më të lira të pronave dhe qirasë më të shtrenjtë.
Për nga leverdishmëria e investimit, edhe Dritan Laci “Guest House Laci” thotë se ende nuk e konsideron një sipërmarrje fitimprurëse, pasi koha mesatare e net qëndrimit në muaj është e ulët dhe kostot për mbarëvajtjen mbeten të larta.
Pavarësisht se pritshmëritë mbeten pozitive për ecurinë e kërkesës, formalizimi i sektorit sipas tij do të jetë një barrë e papërballueshme për këto struktura.
Deri tani në formë siç kanë operuar bizneset e dhënies me qira ditore sipas agjentëve imobiliarë më e leverdishme është menaxhimi i portofolit të disa pronave, një model aktiviteti që më tepër po zhvillohet nga agjencitë./ Revista Monitor
Sot më 19 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8...
Pse po përhapet frika në tregjet financiare? Investito...
Sot më 18 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94.8...
Forcimi i lekut dhe normat më të ulëta të interesit për kr...
Teksa buxheti i shtetit ka pasur një situatë të mirë f...
Sot më 17 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95 l...
Përmirësimi i gjendjes së likuiditetit po bën që bizne...
Sot më 16 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.6...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se fërmerët në Sh...
Ish-kryeminsitri, Sali Berisha thotë se fondi që Rama ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në takim me ekspertë ek...
Në buxhetin e vitit 2024 parashikohet rritja e peshës ...
Sot më 15 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.7...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se ka ardh...
Mospagesa në kohë e faturave të energjisë ka bërë që O...
Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtë...
Sot më 14 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.3...
Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma...
Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e...
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...