Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Teksa buxheti i shtetit ka pasur një situatë të mirë fiskale këtë vit me rritje të arkëtimeve, të cilat sollën nevojën e një buxheti suplementar, gjithashtu ka akumuluar një shumë të konsiderueshme si detyrime të pashlyera në kohë ndaj bizneseve me të cilat qeveria ka lidhur kontrata për punë dhe shërbime.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, detyrimet e prapambetura arritën në 20,4 miliardë lekë në fund të muajit shtator, shifër kjo 57% më e lartë se fillimi i vitit, ku ky tregues ishte 13 miliardë lekë.
Ministria e financave synon të plotësojë një objektiv sipas të cilit stoku i detyrimeve të prapambetura vjetore nuk kalon 2% të totalit të shpenzimeve, në të paktën dy nga tri vitet e fundit fiskale.
Objekti i detyrimeve të prapambetura të qeverisë së përgjithshme si përqindje e totalit të shpenzimeve për vitin 2023 është vendosur barazim ose më i vogël se 2.4% (realizim i plotë) ose 2.8% (realizim i pjesshëm).
Për 9 muaj, niveli i detyrimeve rezultoi 2.85%, më i madh se objektivi i vendosur, por Ministria e Financave ka në plan të shlyejë një pjesë të këtyre detyrimeve në muajt e mbetur të vitit me qëllim për të arritur targetin më pak se 2.5%.
Siç shihet nga historiku i detyrimeve, akumulimet janë të larta në 6-mujorin e dytë, pasi kompanitë kryejnë punimeve përtej parashikimeve në buxhet. Megjithëse një seri udhëzimesh dhe rregulloresh evitojnë akumulimet e detyrimeve ato po bëhen një zë i pashmangshëm në buxhet.
Ministria e Financave e ka bërë praktikë që një pjesë të këtyre ta shlyejë në fund të vitit, por përgjithësisht një stok prej 100 milionë eurosh mbetet.
Nga totali i detyrimeve të prapambetura deri në shtator 2023, qeveria qendrore zotëron 12.27 miliardë lekë, nga të cilat, investimet zënë peshën më të madhe të stokut të detyrimit rreth 64.6%, dhe Vendimet Gjyqësore zënë rreth 26.8%.
Totali i detyrimeve të prapambetura të qeverisë vendore rreth 7.62 miliardë lekë, nga të cilat investimet zënë peshën më të madhe të stokut të detyrimit me rreth 50.1%, detyrime të prapambetura të tjera me rreth 26.9%, shërbime me rreth 10.1%, vendimet Gjyqësore rreth 7.3%, mallra me rreth 3.1%.
Duke nisur nga muaji dhjetori 2020, monitorimi dhe raportimi i detyrimeve të prapambetura, i cili më parë kryhej mbi bazë tremujore nëpërmjet raportimit shkresor të institucioneve, tashmë gjenerohet automatikisht nga Sistemi informatikë Financiar i Qeverisë./ Revista Monitor

Sot më 17 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95 l...
Përmirësimi i gjendjes së likuiditetit po bën që bizne...
Sot më 16 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.6...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se fërmerët në Sh...
Ish-kryeminsitri, Sali Berisha thotë se fondi që Rama ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në takim me ekspertë ek...
Në buxhetin e vitit 2024 parashikohet rritja e peshës ...
Sot më 15 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 95.7...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se ka ardh...
Mospagesa në kohë e faturave të energjisë ka bërë që O...
Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtë...
Sot më 14 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.3...
Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma...
Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e...
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë ...
Sot, më 13 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e mu...
Sot, më 12 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 le...
Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askus...
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...