Luhaten sërish monedhat e huaja/ Këmbimi valutor, 14 nëntor 2023
Sot më 14 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.3...

Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive në vitin 2024, por për disa bashkia ku niveli i jetesës është mbi mesataren kombëtare ka më shumë rritje të financimeve se për bashkitë e varfra të vendit si Puka, Kukësi, Bulqiza, Shkodra etj.
Të dhënat zyrtare që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2024 tregojnë se transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive do të jetë mbi 35 miliardë lekë vitin që vjen më një rritje rreth 16 për qind në krahasim me buxhetin fillestar 2023.
Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të madhe të fondeve e ka Bashkia e Vorës, e cila do të ketë transferime nga buxheti i shtetit 20 për qind më shumë se në vitin aktual.
Më pas vjen Bashkia e Tiranës e cila do financohet nga buxheti i shtetit nga taksat e përgjithshme me 5,1 miliardë lekë me rritje vjetore 19.5 për qind.
Bashkia e Tiranës ka të ardhura dhe shpenzime për frymë mbi mesataren kombëtare dhe është bashkia me kapacitetet më të larta të buxhetimit me të ardhurat e veta.
Më tej rritje mbi mesataren e përgjithshme me fonde e kanë Bashkitë e Këlcyrës, Delvinës, Pustecit, Patosit, Peqinit, Dropullit, Roskovecit ku rritja vjetore është mbi 17 për qind.
Nga ana tjetër, bashkitë e Kolonjës, Gjirokastrës, Bulqizës, Durrësit, Sarandës, Kukësit, Skraparit, Pukës etj (shiko tabelën e mëposhtme) kanë rritje të fondeve me 14.5 për qind.
Ndarja e transfertës së pakushtëzuar të qeverisë ndaj bashkive tregon se ka rritje më të madhe ndaj bashkive që kanë shpenzime më të larta për frymë.
P.sh., bashkitë e Kukësit dhe Dibrës u renditen me shpenzimet mujore më të ulëta të familjeve në shkallë vendi në anketën e INSTAT për vitin 2022.
Përgjatë dekadës së fundit teksa ekonomia e vendit është rritur, ekonomia e Kukësit ka pësuar rënie. Logjikisht qarku më i varfër në vend që është përfshirë vitet e fundit nga një valë e madhe emigracioni drejt Britanisë së Madhe duhet të kishte një mbështetje më të madhe të vendit.
Gjatë vitit 2024, pushteti vendor do të përfitojë në total rreth 36.5 miliardë lekë në formën e transfertave, nga të cilat rreth 24.3 miliardë lekë ose 66% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme dhe 10.7 miliardë lekë ose 29% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor dhe 1.5 miliardë lekë ose 5% në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave.
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë ose 3% e PBB-së. Buxheti vendor për vitin 2024 krahasuar me buxhetin vendor 2023, parashikohet me një rritje me rreth 6.7 miliardë lekë.
Në këtë zë është përllogaritur transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore, financimi i funksioneve të reja, financimi i shtesës për të mbuluar një pjesë të efektit financiar të rritjes së pagave si dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore./Monitor
Sot më 14 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.3...
Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma...
Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e...
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë ...
Sot, më 13 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e mu...
Sot, më 12 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 le...
Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askus...
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia...
Kushtet financiare të pensionistëve u përkeqësuan më s...
Sot, më 11 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi k...
Sot, më 10 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.6 le...
Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e kat...
Detyrimet ndaj kompanisë publike të shpërndarjes arrit...
Sot, më 9 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Rritja e çmimeve është ngadalësuar në muajin tetor, te...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. S...
Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me që...
Sot, më 8 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 lek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...