Çudira shqiptare! I ka “ikur shikimi”, por punon mbi zetor/ “Stop” sjell rastet e zhvatjes së fondeve të Kempit
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...

Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë nga qyteti i Lezhës. Dritan Gega, ish-drejtor i shkollës 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër, u lirua nga detyra në vitin 2020. Ai kishte punuar prej 22 vitesh në arsim.
Pas lirimit nga detyra, Dritani iu drejtua gjykatës dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër vendosi që Dritan Gega të dëmshpërblehej me 12 paga dhe ky vendim përbënte titull ekzekutiv. Gega tha se drejtori i DRAP Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen se çështja është apeluar.
Dritan Gega: Kam punuar në arsimin shqiptar 22 vite. Në vitin 2014-2020, kam punuar drejtor pranë shkollës “Pashko Vasa”, në qytetin e Shkodrës. Në vitin 2020, jam larguar në shkelje flagrante të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, nga ish-drejtori Bardhok Pulaj. Gjykata Civile Shkodër e ka marrë çështjen. Një kalvar seancash, e ka kaluar në Gjykatë Administrative. Gjykata Administrative, më datën 15.03.2023 është shprehur: Urdhri i lirimit Dritan Gega, është i paligjshëm dhe kam dëmshpërblimin. Dëmshpërblimi i ka shkuar drejtorit të DRAP-it, drejtorit të ri, Hasan Muça, i cili me arrogancën e tij, as nuk i përgjigjet vendimit të gjykatës, as përmbarimit gjyqësor, as mua si person dhe më ka sjellë dëm shumë të madh. Unë kam tre fëmijë minorenë. Nga emisioni Stop unë kërkoj të më jepet një e drejtë, domethënë është një detyrim kushtetues, ushqimi i fëmijëve.
Më 15 Mars 2023, Gjykata Administrative në Shkodër vendosi që DRAP Lezhë të shpërblejë paditësin me 12 paga për zgjidhjen e kontratës së punës si drejtor i shkollës. Në këtë vendim citohet se përbën titull ekzekutiv dhe duhet të ekzekutohet nga përmbarimi gjyqësor brenda 6 muajve pasi vendimi të marrë formë të prerë. Në vendim thuhet se mund të bëhet ankimim, por se gjykata do të vendosë që vendimi të jepet me ekzekutim të përkohshëm. Kjo do të thotë që vendimi duhet të ekzekutohet menjëherë nga përmbarimi pavarësisht ushtrimit të ankimit nga pala paditëse.
“Stop” foli me Drejtorin e DRAP Lezhë, Hasan Muça dhe punonjësin e burimeve njerëzore, Pashk Alia, të cilët e interpretuan sipas oreksit të vet vendimin e gjykatës. Majde Alia tha se pranon të varet nëse ky ekzekutim është i ligjshëm.
Shefi i burimeve njerëzore: DRAP Lezhë brenda 5 ditëve ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë ankimimin dhe deri në këtë moment nuk kemi shqyrtim nga ana e gjykatës. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ma kishte dhënë të drejtën e ankimimit mua.
Gazetarja: Ta jep të drejtën e ankimimit.
Shefi i burimeve njerëzore: Unë pranoj të varem sot nëse ekzekutimi i vendimit në këto kushte është i ligjshëm.
Pas transmetimit në emsionin “Stop”, vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër u ekzekutua dhe pagat kaluan në emër të qytetarit Dritan Gega.
Denoncuesi: Përshëndetje! Pasi u adresova në redaksinë tuaj, ju u paraqitët në DRAP Lezhë. Prezenca juaj bëri që DRAP Lezhë, të zbatojë vendimin e gjykatës. Mua më kaluan pagat. Jam konfuz, ishte i paligjshëm ky vendim për 10 muaj për DRAP-in Lezhë. Për dy ditë, pasi u paraqitët ju në DRAP Lezhë, ky vendim u bë i ligjshëm. Ju falenderoj ju pa masë, se ma zgjidhët problemin tim./ tvklan
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës zaptimet dhe rrethi...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, L...
Inceneratorët janë quajtur afera dhe skandali më i mad...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...