Punonjësit e inceneratorit të Fierit, 6 muaj pa rroga/ Kokat e aferës marrin miliona euro
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...

Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi policie i cili shiste armë zjarri luftarake kundrejt 50 mijë lekëve.
Bashkëpunëtorët e Fiksit e filluan investigimin pas një takimi që patën në qytetin e Durrësit me një djalë nga Skrapari. Ky u premtoi se mund t’u siguronte armë kundrejt parave.
Takimet e para për pazarin u bënë në qytetin e Durrësit mes bashkëpunëtores së Fiksit dhe sekserit, i cili futej në këtë punë në mënyrë që edhe ai të nxirrte fitimin e vet.
Ai premton se do gjejë më shumë se një armë, pasi në Skrapar njeh shumë njerëz që e bëjnë këtë gjë, dhe i ka shokë me të cilët bashkëpunon edhe për shitje hashashi edhe për shitje armësh.
Fiksi solli takimin e sekserit me bashkëpunëtoren e emisionit në Skrapar , ku u tha se shitësi ishte punonjës policie. Si rrjedhojë ai nuk pranonte të fliste në telefon apo të takonte blerësin, çdo gjë do të bëhej ndërmjet sekserit.
Ky i fundit kërkoi që të merrte paratë dhe të shkonte ta takonte vetë policin e të merrte armën, por blerësja nuk pranoi. Kështu polici, sekseri dhe bashkëpunëtorja e Fiksit u takuan në pyll rreth 2 km larg qytetit të Çorovodës. Punonjësi i policisë shkoi në pyll me makinën e tij.
Fiksi solli bisedën mes tij dhe bashkëpunëtores, ku i tha kësaj të fundit se kallashnikovi ishte në gjendje shumë të mirë, ishte e re.
Por sërish nuk pranoi që pagesën ta merrte vetë në dorë.Ai kërkoi që parat t’i jepeshin sekserit dhe vetëm pak metra më tutje priti në makinë për të marrë 50 mijë lekëshin të cilin e kishte caktuar si çmim për kallashnikovin.
Gazetarët e Fiksit pasi e morën armën panë se në thesin në të cilën ishte futur ajo ishte e mbështjellë me një këmishë të uniformave blu. Gazetarët e Fiksit e çuan armën në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ku e dorëzuan kundrejt të gjitha procedurave.
Emisioni Fiks Fare vërtetoi se këtë armë e ka shitur një punonjës policie, inspektor rendi në Komisariatin e Policisë Skrapar, i quajtuar Dritan Nano. Kjo vërtetohet edhe nga makina me të cilën efertivi i policisë shkoi në pyll, që ishte në emër të tij.
Mënjëherë pas denoncimit që Fiks Fare bëri në Policinë Elbasan ,ditën e sotme është arrestuar efektivi i Policisë së Shtetit ,Dritan Nano, në Çorovodë. Ndalimi u bë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat./ tch
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Në 19 Prill, “Stop” transmetoi disa problematika që lidhen...
Emisioni “Stop” trajtoi sot procedurat e tenderimit dhe si...
Prej 7 vitesh një qytetar endet zyrave të përmbarimit, pa...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e punonjësit të Drejtor...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figur...
Babai i një djali 20 vjeçar, të vrarë në Suedi, akuzoi ins...
Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Ga...
Në 11 Maj në “Stop” u transmetua denoncimi i qytetarëve pë...
Në vitin 2003 u miratua një VKM që dëmshpërblente familjet...
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, ...
Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar...
Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra m...
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi do...
Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtet...
Më 28 Prill, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dh...
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...