1.5 mln Lekë për të filluar punë si sanitare shkolle/ Punonjësi i bashkisë: Nuk jam vetëm unë...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e punonjësit të Drejtor...

Prej 7 vitesh një qytetar endet zyrave të përmbarimit, pasi nuk mundet të marr dot hipotekën e shtëpisë edhe pse ka një vendim të formës së prerë.
Përmbaruesi justifikohet se nuk merr përgjigje nga institucionet dhe nuk ka dijeni për palën tjetër për të cilin ligji i jep të drejtën ta detyrojë për të ekzekutuar vendimin gjyqësor të formës së prerë.
Todi Dhimo u ankua në Fiks Fare se nuk po i ekzekutohet një vendim gjykate i cili ka marrë formë të prerë që në 2016. Kohë në të cilën i është drejtuar edhe Përmbarimit Shtetëror .
Zanafilla e të gjithë problemit të tij është se pasi bleu dy hyrje në një pallat , pronari nuk pranoi t’i bënte kontratën përfundimtare dhe më pas t’i kalonte pronësinë. Z. Dhimo iu drejtua gjykatës në 2016, ku mori dhe vendimin e formës së prerë në favor të tij.
Në vendim thuhet se qytetari do marrë një pjesë parash nga ndërtuesi, pasi ka paguar për më shumë metra seç ka realisht dhe i kërkohet përmbarimit që të bëjë kalimin e shumës nga debitori tek kreditori ,gjë e cila është bërë që në 2017. Pika e cila është e pazbatuar është nënshkrimi i kontratës mes ndërtuesit dhe blerësit dhe kalimi i pronësisë tek ky i fundit.
Z.Dhimo thotë se sa here interesohet pranë përmbarimit asnjëherë nuk merr një përgjigje njësoj. Duke u sorollatur për një kohë kaq të gjatë ai iu drejtua Fiks Fare për ta ndihmuar.
Qytetari takon përmbaruesin Benard Keçi, i cili ka dosjen e tij dhe i thotë se i ka bërë shkresë ZRPP dhe nuk ka marrë përgjigje. Për sa i përket ndërtuesit ai thotë se nuk merr dijeni, pra që nuk dihet se ku është, pasi në adresën e regjistruar nuk figuron. “S’kemi çfarë bëjmë! Interesohu vetë njëherë në ZRPP dhe me thuaj çfarë të thonë dhe të di dhe unë si të veproj të vazhdoj” i thotë përmbaruesi Këçi .
Pra punën e përmbaruesit ta bëjë qytetari, madje i thotë edhe tako ndërtuesin dhe bini dakord që ai të firmosë kontratën e të procedojë më vonë me hipotekën. Po nesë qytetari do binte dakord me ndërtuesin pse do shkonte në gjyq e më pas në përmbarim?!
Në këto kushte Fiksi telefonon drejtorin e Përmbarimit Shtëtërorz z. Piro Lutaj i cili i pret qytetarët në zyrën e tij. Ai pasi dëgjon qytetarin thërret një punonjëse ku i kërkon që të kalohet në sitë gjithë dosja e qytetarit i cili ka 7 vite që sorollatet. Ai kërkon të informohet mbi gjithçka për rastin në fjalë dhe i premton në fund qytetarit se çdo njëri i përfshirë do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. ” Pasi të informohem do ju thërras përsëri e do u them se çfarë do të bëjmë në vazhdim” përfundon takimi me drejtorin Lutaj./ tch
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e punonjësit të Drejtor...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figur...
Babai i një djali 20 vjeçar, të vrarë në Suedi, akuzoi ins...
Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Ga...
Në 11 Maj në “Stop” u transmetua denoncimi i qytetarëve pë...
Në vitin 2003 u miratua një VKM që dëmshpërblente familjet...
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, ...
Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar...
Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra m...
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi do...
Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtet...
Më 28 Prill, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dh...
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha...
Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen ...
Mijëra fermerë nga qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit j...
Emisioni “Stop” ishte në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar mbrëmjen e so...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...