Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Suzana Bajrami, një banore e Peqinit tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se në datën 24 qershor 2024 është dhunuar nga komshiu i saj në momentin që po shkonte të hidhte mbeturinat tek koshi. Ajo thotë se Elis Dushku e ka gjuajtur në fytyrë e stomak pa arsye.
Edhe herë të tjera ai ka dashur ta përzërë nga lagjja se nuk janë e njëjta racë. Zonja thotë se ka përfunduar në urgjencën e Peqinit e më pas në spitalin e Elbasanit dhe ka frikë të dalë nga shtëpia. Vetë autori i ngjarjes mohon akuzat ndërsa fqinjët shprehen se është kundërshtare e tij.
Elis Dushku: Problemi ka qenë…Nuk ka qenë e dhunshme shumë. Më ka ofenduar, më ka vrarë me gurë. Kaq!
Gazetarja: Të ka gjuajtur zonja?
Elis Dushku: Po, më ka sjellë kështu, me gurë.
Gazetarja: Po pse?
Elis Dushku: Arsyeja, ka pasur urrejtje.
Gazetarja: Keni pasur konflikte më parë ju?
Elis Dushku: Jo! Vetëm kaq ka qenë arsyeja.
Gazetarja: Dhe ju e keni gjuajtur?
Elis Dushku: Për të gjuajtur, jo.
Gazetarja: Nuk e keni gjuajtur ju zonjën?
Elis Dushku: Me goditje, jo. S’i kam dhënë goditje.
Gazetarja: Zonja pretendon se ka qenë duke shkuar për të hedhur mbeturinat dhe ju e keni gjuajtur në fytyrë dhe në trup, në datën 24 qershor.
Elis Dushku: Jo, nuk është e vërtetë.
Gazetarja: Po ju jeni shoqëruar në komisariat, apo jo?
Elis Dushku: Jam shoqëruar, se ka bërë ankimimin kjo, kundërshtarja, që…
Gazetarja: Kundërshtarja?
Elis Dushku: Po!
Gazetarja: Po pse e quani kundërshtare?
Elis Dushku: Për arsyen, se më ka kundërshtuar.
Gazetarja: Po pse të ka ofenduar? Pse të ka kundërshtuar?
Elis Dushku: Sa herë, që kaloja rrugës, që dilja nga shtëpia, më ofendonte sa herë më shikonte.
Gazetarja: Çfarë të thotë?
Elis Dushku: Më ofendonte, duke më mbajtur me gurë edhe më shikonte me urrejtje.
Gazetarja: Çfarë ofendimesh? Elis Dushku: Ofendime. Fjalë të pista, të këqija.
Gazetarja: Ju, nuk e keni ofenduar asnjëherë?
Elis Dushku: Kjo ka qenë arsyeja, që më ka rënë në qafë më përpara.
Gazetarja: Ju ku keni qenë në datën 24 qershor?
Elis Dushku: Këtu kam qenë, duke kryer punët e mia në shtëpi.
Në urgjencën e Peqinit tregojnë se Suzana ka shkuar me syrin e nxirë, dëmtime në kokë e villte gjak, ndaj e kanë nisur për në Elbasan.
Infermierja: Ajo ka pasur shenja në kokë, nxirje syri, dëmtim të kafkës, ankohej për dhimbje.
Gazetarja: Gjak kishte?
Infermierja: Gjak po, kishte dhe gjak. I kemi vënë serumin, i kemi bërë një qetësues dhe e kemi nisur për në Elbasan. Me këto shenja e kemi nisur në Elbasan. Dëmtim të kafkës, syrit, syri ishte i nxirë, i mbyllur komplet me gjak, nofulla ishte e ënjtur, ankohej për dhimbje dhe villte dhe gjak.
Nëpërmjet kamerës së fshehtë “Stop” mësoi se Elis Dushku është me prapambetje mendore, diagnoza skizofreni.
Qytetari: Si kalove? Interesohem për një pacient! Për Elis Dushkun!
Doktori: E di, që është me epilepsi dhe skizofreni, në mos gaboj. Ja të verifikoj diçka!
Qytetari: Ok!
Doktori: Ta jap kështu verbale, meqë… Është me problem psikike-epileptike. Si e ka Elis..?
Qytetari: Dushku!
Doktori: Ky është ai, që rrahu atë…
Qytetari: Suzanën!
Doktori: Informacion elektronik nuk ka. Te diagnozat kronike del me … është i paaftë mendor. Merr mjekim për çrregullime skizofrenike.
Qytetari: Nuk duhet të ishte brenda kështu në një spital psikiatrik ky?
Doktori: Ky me këtë lloj diagnoze, në momentin, që kapin kriza.., he ky, mesa kam informacion unë, se s’është pacienti im, ka mbi 2-3 javë, që ka qenë me kriza. Në momentin, që bëhen agresivë, këto duhet të shoqërohen dhe çohen në spital.
Zonja e dhunuar u drejtua në komisariat dhe nga punonjësi pohohet se agresori është shoqëruar për herë të dytë në komisariat.
Punonjësi: Unë e kam shoqëruar personin në komisariat. E kam mbajtur 12 orë dhe e vendos prokurori, se ça do të bëhet. Po e çoi gjykata mjekim të detyrueshëm, ai do shkojë në spital. Ia kam bërë të qartë Elisit unë. Elisi nuk ka punë me ty. Se ti je në pleqëri, je në hallin tënd, në punën tënde, nuk ngacmon njeri. Elis Dushkun, unë e kam sjellë forcërisht në komisariat, jo një herë, por dy herë. Një herë, që pati konfliktin te bashkia, dhe një herë në rastin tënd.
Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme nuk rezulton rasti i dhunës së zonjës e ndërkohë kjo mohohet nga shefi i komisariatit, i cili këmbëngul se rasti është referuar.
Shefi i komisariatit: I kemi referuar materialet në prokurori. Do kthehet shefi i krimeve, se jemi në kontroll territori.
Emisioni “Stop” ka zbuluar se Elis Dushku ka qenë punonjës policie në burgun e Peqinit deri në vitin 2018 kur është shkarkuar për shkelje të etikës. Burime informacioni bëjnë me dije se arsyeja ka qenë dhuna e Elis Dushkut ndaj njërit prej kolegëve në burgun e Peqinit./tvklan.al
Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territori...
Gazetarja Iris Rezhda ka denoncuar këtë të martë telev...
Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, h...
Qeveria shqiptare ka paguar 129 milionë euro, sipas shifra...
Çim Peka publikoi në emisionin e tij denoncimin e një ...
Problematika e radhës na çon pas në vitet ‘79-‘90 në koope...
Në qershor të 2019-ës, ish-kreu i Institutit të Stud...
Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Kri...
Emisoni Plug në Syri tv zbardh detaje të reja nga afer...
Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pe...
Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Sali...
Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 puno...
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...
Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 2...
Një denoncim ka ardhur këtë të martë nga deputetja Elda Ho...
Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...
Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësu...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...