EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gazetarja Iris Rezhda ka denoncuar këtë të martë televizionin "Fax News".
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rezhda thotë se prej dy vitesh punon në këtë televizion pa kontratë si gazetare e qarkut të Korçës dhe nuk ka marrë asnjë pagë.
Ajo deklaron se mungesa e pagesës është e papranueshme, ndërsa thekson se sot është shkarkuar nga puna pa një njoftim paraprak.
Gazetarja bën të ditur se do të ngrejë padi në gjykatë ndaj televizionit “Fax News” dhe do të depozitojë si prova të gjitha komunikimet e shkruara me punëdhënësin.

Denoncimi i plotë:
Televizioni "Fax News", prej dy vitesh nuk paguan gazetarët e rretheve!!!
Trajtimi financiar dhe jo vetëm, i gazetarëve nga mediat ku janë të punësuar, është një problematikë që sa vjen dhe merr përmasa më të mëdha. Si gazetare, që prej gati 10 vitesh mbuloj qarkun e Korçës, e konsideroj të papranueshme të mos paguhem prej 2 vitesh nga "Fax News", ku deri sot kam qenë e punësuar.
Sa e vështirë dhe sa kosto financiare ka të jesh korrespondent i mediave kombëtare, e dinë vetëm ata kolegë që ndiejnë nën lëkurë atë që ndiej unë.

Punë pa orar, ditën dhe natën, pa pushime javore dhe vjetore. Mos të zëntë halli, se edhe në hall, e gjëmë të jesh, përsëri do shkosh në ngjarje dhe do dalësh edhe live. Dhe mund të bësh qindra km rrugë, në terren ku mund të lesh edhe kokën, në shi, borë dhe ngricë, për një lajm, pa të mbuluar punëdhënësi as kostos e karburantit, se për dieta as që bëhet fjalë.
E megjithë vendosmërinë dhe pasionin për profesionin, që më shtyn dhe më jep forcë për të mos u dorëzuar dhe tërhequr, vjen një kohë, një ditë, një moment, kur punëdhënësi, ai që më detyrohet rrogën e papaguar të dy viteve, të më heqë nga puna me një klik pa asnjë njoftim paraprak dhe madje duke më bërë edhe block. Që të jemi të qartë, nga një punë të cilën për shkak të katandisjes së tregut mediatik, kam qenë e detyruar ta bëj vullnetarisht, deri sot.

Edhe pse një fakt i njohur dhe i ditur nga të gjithë, po e them edhe këtë, që kam punuar tek "Fax News" pa kontratë, si dhjetra kolegë të tjerë në Tiranë, por më shumë në rrethe. Por mungesa e kontratës, përgjegjësi direkte kjo ligjore e punëdhënësit, nuk zhbën të drejtën time për të kërkuar deri në fund, me të gjithë instrumentat ligjorë, shpërblimin e punës sime, bërë me dashuri, korrektësi dhe shumë sakrifica.
Të gjitha komunikimet e shkruara me punëdhënësin, do depozitohen si prova bashkë me padinë time në gjykatë.

Ky është momenti që edhe kolegët e tjerë të "Fax News", të më bashkohen, për ta zgjidhur ligjërisht këtë shkelje të paprecendent të të drejtës të misionarëve të fjalës së lirë, që nuk arrijnë dot të çojnë prej dy vitesh një rrogë në shtëpi!/ CNA

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, h...
Qeveria shqiptare ka paguar 129 milionë euro, sipas shifra...
Çim Peka publikoi në emisionin e tij denoncimin e një ...
Problematika e radhës na çon pas në vitet ‘79-‘90 në koope...
Në qershor të 2019-ës, ish-kreu i Institutit të Stud...
Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Kri...
Emisoni Plug në Syri tv zbardh detaje të reja nga afer...
Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pe...
Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Sali...
Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 puno...
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...
Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 2...
Një denoncim ka ardhur këtë të martë nga deputetja Elda Ho...
Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...
Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësu...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi fami...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...