
KATEGORIA E PARË/ Të gjitha skuadrat në fushë, mësoni përballjet e javës së 13-të
Kategoria e Parë është rikthyer pas pushimeve, me të gjitha ...
Kategoria e Parë është rikthyer pas pushimeve, me të gjitha ...
“Stop” ishte në aksin nacional Kamëz-Shkodër në afërsi të Valiasit, pasi qytetari Niko Qarkaj tregoi se në 7 Shkurt 2020, babai i tij është nisur për në punë, në një fabrikë plastike në Valias ku ishte roje nate.
Të nesërmen i ati nuk është kthyer në shtëpi dhe Niko ka dalë ta kërkojë, por ka gjetur vetëm biçikletën të mbështetur në një shtyllë dhe babain në spital.
“Në datën 7 Shkurt 2020 babai ka qenë afër shtëpisë, por punonte si roje nate në një fabrikë plastike në këtë drejtim. Gjithmonë bënte turnin e natës. Kontaktova me doktorin dhe më tha është në gjendje shumë të rëndë. Kishte pjesë ajri në tru, thyerje kafke, mpiksje gjaku. E morëm vesh me vonesë punën e shikimit. I thosha shih, na sheh, thotë jo. Një okulist e pa dhe tha që i kishte ik shikimi në zero”, u shpreh djali.
Doktorët i thanë se dëmtimet ishin të konsiderueshme dhe ata e kishin quajtur aksident.
“Ka qenë shumë i fortë fizikisht, mos me ta marrë mendja që ka qenë 80 vjeç. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi, nuk ka marrë ilaçe gjithë jetën e tij. Asnjë lloj ilaçi ka qenë shumë i fuqishëm. Nga doktorët dhe nga pasojat e babait u mendua se është aksident me mjet, jo i rënë vetë nga biçikleta”.
Niko bëri kallëzim në polici, por nuk di të thotë se çfarë ndodhi më pas.
“Pas 3 vitesh nuk kam përgjigje nga prokuroria dhe nga policia për babain tim, se ka ngelur i paralizuar nga aksidenti. Unë kërkoj të zbardhet e vërteta”, u shpreh denoncuesi.
“Stop” foli vetëm me të moshuarin Pal Qarkaj, por ai nuk mban mend shumë gjëra, pasi është në karrige me rrota e ka humbur plotësisht shikimin.
Pal Qarkaj: Dhimbje kam këtu. Kjo këmbë është prej këtu e poshtë nuk e dëgjoj që e kam timen fare.
Gazetarja: Ke qenë në punë?
Pal Qarkaj: Po.
Gazetarja: Çfarë pune bëje?
Pal Qarkaj: Roje, roje fabrike.
Gazetarja: Natën apo ditën?
Pal Qarkaj: Natën.
Gazetarja: Me çfarë shkoje në punë?
Pal Qarkaj: Me biçikletë.
Gazetarja: Mban mend çfarë ka ndodhur në datën 7 Shkurt 2020?
Pal Qarkaj: Jo.
Gazetarja: Kush të ka gjetur tek spitali?
Pal Qarkaj: Më kanë kërkuar, nuk më kanë gjetur. Ka ardhur djali dhe më ka gjetur.
Gazetarja: Çfarë problemi keni me sytë?
Pal Qarkaj: Nuk shoh fare unë.
Gazetarja: Nuk di nëse të ka përplasur ndonjë makinë apo je rrëzuar nga biçikleta?
Pal Qarkaj: Nga biçikleta nuk jam rrëzuar unë.
Gazetarja: Si e mban mend veten para 3 viteve?
Pal Qarkaj: Shumë mirë. Edhe 4 muaj bëhen 3 vjet.
Pal Qarkaj është gjetur nga dy persona të tjerë dhe është dërguar në spital. Ndërkohë pasi djali i tij ka bërë kallëzimin, policët kanë ardhur dhe kanë konstatuar biçikletën të lidhur në një shtyllë. Dëshmitë e dy dëshmitarëve tregojnë që Pal Qarkaj është gjetur i shtrirë përtokë dhe është marrë e shoqëruar përtokë. Biçikleta është prekur nga dikush tjetër dhe është mbështetur në shtyllë.
Pasi është bërë kallëzimi, materialet janë dërguar në Prokurori. Nga ana e prokurorit të çështjes është regjistruar një procedim penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por përderisa është caktuar si aksident duhej të kishte edhe një tjetër vepër penale, largimi nga vendi i ngjarjes.
“Ky është vendi i ngjarjes, por për prokurorin nuk ka qenë e nevojshme një procesverbal i shoqëruar dhe me skemën e ngjarjes”, raporton gazetarja e “Stop”.
Përveç kësaj, prokurori nuk ka marrë kamerat e sigurisë dhe nuk ka kërkuar në një perimetër më të gjerë. Biçikletës po ashtu nuk i është bërë asnjë ekspertizë.
Megjithatë pavarësisht të gjitha këtyre mangësive, prokurori i çështjes, në përfundim e ka pezulluar dosjen pa autor./tvklan.al
Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “St...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga L...
Zamir Bashli denoncoi në "Stop" problemet me një pronë të ...
Një familje u ankua në redaksinë e Fiks Fare se komshiu i ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës denoncimin e ...
“Prestige Resort” u shemb sot si një ndërtim pa leje n...
Emisioni Stop në Tv Klan dhe Alb Market kanë çuar ndihma n...
Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vj...
Selim Tartaraj vetëm 7 vjeç banon në fshatin Ramicë rreth ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se ortaku i Edi Ramës...
Para disa ditësh “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Rin...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administ...
Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin "Fiks Fare" s...
Bashkia Lushnjë bën kontrata jo në përputhje me njëra-tjet...
“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur n...
Lidhur me problemin e ndërtimit pa leje në zonën e Urës së...
Dajana Prifti dhe Gjergji Kola, të dy banorë të Njësisë Nu...
Në datën 19 shtator 2022, "Fiks Fare" transmetoi problemat...
Anëtarët e familjes thanë për "Fiksin" se nuk e njihnin ku...
Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e planit o...
Policia ka arrestuar një person në Kurbin, në sajë të ...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në vitin 2020, të shpërthimit m...
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sot...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....