web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

29 Maj 2024, 12:44, Aktualitet CNA
Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
Sokol Mëngjesi

Universiteti i Tiranës ka dënuar sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi dhe i uron shërim sa më të shpejtë të kolegut të tyre.

"Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhin sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm. Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit", thuhet në njoftimin për media. 

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha u dhunua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. 

Mëngjesi u godit me levë nga 3 persona të paidentifikuar dhe dyshohet se ngjarja ndodhi për motive pronësie. 

Mëngjesi po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që policia po heton në lidhje me motivet e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./CNA 

 





Lajmet e fundit nga