"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ngushëllon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ati i shenjtë i katolikëve, që mbylli sytë në moshën 88-vjeçare, sapo besimtarët kremtuan Pashkën, ishte një mik i madh i shqiptarëve. Shqipëria ishte vendi i parë që ai vizitoi në Europë kur u zgjodh pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.
Argentinasi Jorge Mario Bergoglio u bë Papa i parë nga Amerika Latine dhe u shqua për përulësinë dhe përkushtimin ndaj të varfërve. Ai ishte një figurë unifikuese që punoi pa pushim për paqen, drejtësinë sociale dhe dialogun ndërfetar.
"U prehsh në paqe, Papa i Popullit, Papa Françesku, zëri i të varfërve i cili çeli një faqe të re për Kishën Katolike.
Papa Françesku do të kujtohet gjithmonë për dashurinë e tij për jetën, përpjekjet për paqen dhe angazhimin e pandërprerë për drejtësi dhe barazi sociale," shkruan ministri Balla në një postim në "Facebook", shoqëruar me një foto që përjetëson vizitën historike të Papa Françeskut, shtatorin e vitit 2014 në Tiranë, ku mbajti dhe meshën në sheshin "Nënë Tereza".
Në Shqipëri, Papa Françesku inkurajoi forcën e dialogut ndërmjet feve, në perspektivën e së mirës së përbashkët, në një vend me shumicë myslimane, dhe inkurajoi gjithë popullin për të vazhduar në udhën e demokracisë.
“Nënë Tereza është bijë e madhe e këtyre trojeve. Paqe në shtëpitë tuaja!”, kështu u lut Papa Françesku në Tiranë më 21 shtator 2014.
Papa Francesku shkeli tokën shqiptare, plot 21 vjet pas vizitës së Papës tashmë shenjtor të Kishës Katolike, Gjon Pali i II-të./CNA
Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në një shpërthim ngjyrash dhe urimesh, të krishterët anemb...
Në këtë të diel të shënuar të Pashkëve, drejtuesit lokalë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar Pashkën nga Katedralja ...
Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i ka dhënë leje Kishë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joa...
Besimtaret orthodhoksë në Gjirokastër kanë kremtuar mbrëmj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përcjellë një mesaz...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një vizite në Kishën Ortho...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po mbahet "Mbrëmësorja...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në Kishë...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim për ...
Sot besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkën. Personazhe t...
Besimtarët ortodoksë kremtuan në Korçë natën më të shenjtë...
Mijëra besimtarë ortodoksë janë mbledhur në Katedralen “Ng...
Sonte në të gjithë botën ka nisur kremtimi i Pashkës, një ...
Sonte, të gjithë besimtarët orthodoksë në Shqipëri e në mb...
Besimtarët orthodoksë po kremtojnë sonte Pashkën. Në Kishë...
Besimtarët orthodoksë në Shqipëri kanë nisur sonte kremtim...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...