"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Në këtë të diel të shënuar të Pashkëve, drejtuesit lokalë në Korçë kanë përcjellë urimet e tyre për besimtarët e krishterë dhe të gjithë qytetarët, duke vlerësuar rëndësinë shpirtërore dhe simbolikën që kjo festë përçon.
Nga institucionet vendore, Pashkët janë cilësuar si një ditë e bekuar, që sjell me vete mesazhin e fitores së jetës mbi vdekjen, të ngjalljes së shpresës dhe besimit për ditë më të mira.
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi, zgjodhi të vendosë qytetarët në qendër të kësaj dite të shënuar.
"Gëzuar Pashkën. Pashkë të bardha! Preferoj ta le gëzimin për qytetarët sot, të paktën sot mos flasin politikanët por qytetarët."
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, krahas urimit, tregoi simbolikën dhe vlerat që kjo festë përçon.
"Sot është një ditë e veçantë për gjithë besimtarët e krishterë të qytetit të Korçës dhe gjithë Shqipërisë. Festa e Pashkës ka një simbolikë shumë të madhe brenda saj, që simbolizon ngjalljen e shpresës dhe besimit për ditë më të mira. Kështu që sot dua ti uroj të gjithë familjeve, besimtarëve të krishterë dhe jo vetëm, gëzuar Pashkën, më shumë shëndet e mbarësi për të gjithë ju. Krishti u ngjall!"
Kryetari i Këshillit të Qarkut të Korçës, Erion Nexhipi, uroi me fjalë të ngrohta këtë festë të ringjalljes.
"Gëzuar Pashën për të gjithë besimtarët kristianë, këtë ditë të bekuar ku jeta triumfoi mbi vdekjen."
Nga radhët e opozitës, urimet janë fokusuar në simbolikën që festa e Pashkës mbart për të gjithë shoqërinë. Drejtuesi politik i PD për Korçën, Ivi Kaso ka vënë theksin te nevoja për më shumë shpresë në zemrat e njerëzve dhe për një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.
"Krishti u ngjall! Gëzuar të gjithë besimtarëve, gjithë qytetarëve të qarkut të Korçës e të gjithë Shqipërisë. Në këtë ditë, në festën më të rëndësishme të gjithë botës kristiane, lindja e Krishtit simbolizon lindjen e shpresës në zemrat tona, në vatrat tona. Uroj mbarësi dhe mirësi për të gjithë duke iu kujtuar të gjithëve që shpresa simbolizon ndryshimin dhe kur nevoja në zemrat e njerëzve për shpresë për ndryshim është e vërtetë, edhe perëndia është bashkë me ta. Gëzuar të gjithëve!"
Një urim i ngrohtë ka ardhur edhe nga kandidati për deputet i PD në Korçë, Kristiano Koçibelli.
"Gëzuar Pashkët! Në këtë ditë të shenjtë uroj gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjithë besimtarët në të gjithë Shqipërinë kudo që janë. Qofshin këto Pashkë të mbara, të begata dhe të paqta për të gjitha familjet shqiptare. Gëzuar!"
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka marrë pjesë në urimet zyrtare, duke vënë theksin te rëndësia e bashkëjetesës fetare dhe e solidaritetit mes komuniteteve. Ai theksoi se festa merr kuptim të plotë vetëm kur urimi shkon përtej besimit dhe bëhet pjesë e kulturës qytetare që na bashkon si shoqëri. Në mesazhin e tij, ai theksoi se ashtu si në ditët e gëzimit, edhe në ato të vështira, jemi më të fortë kur jemi pranë njëri-tjetrin.
"Me rastin e festës së Pashkës ne ishim sot dhe sapo shprehëm urimet, përcollëm pjesën e detyrës qytetare që gjithmonë na karakterizon, ku urojmë komunitetet për festat e tyre. Normalisht është një nga ato festat e mëdha që ka komuniteti ortodoks dhe gjitha komunitetet në Shqipëri e në zonën e Korçës, e në mbarë botën. Edhe kur kemi ne festat tona komunitetet përkatëse vijnë dhe na urojnë dhe kjo është një nga ato gjërat e bukura që na karakterizojnë sepse festat nuk bëhen të bukura nëse ne nuk e urojmë njëri tjetrin, e nuk jemi të gjithë të pranishëm me urime pranë njëri tjetrit. Po ashtu, edhe kur kemi momente të vështira nuk lehtësohet dhimbja nëse nuk jemi pranë njëri tjetrit. Me këtë filozofi jemi përpjekur të tregojmë atë respektin dhe ti uroj dhe njëherë të gjithë besimtarëve ortodoksë, katolikë dhe protestantë në të gjithë Shqipërinë, gëzuar Pashkët. Paçi festa sa më të gëzuara në familjet tuaja!"
Pashkët janë pritur me gëzim në të gjithë qytetin, ndërsa besimtarët janë mbledhur në kishat e Korçës për të ndjekur meshën e shenjtë dhe për të festuar së bashku me familjet e tyre. Atmosfera festive dhe fryma e bashkimit kanë dominuar në këtë ditë të veçantë për botën e krishterë./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar Pashkën nga Katedralja ...
Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i ka dhënë leje Kishë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joa...
Besimtaret orthodhoksë në Gjirokastër kanë kremtuar mbrëmj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përcjellë një mesaz...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një vizite në Kishën Ortho...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po mbahet "Mbrëmësorja...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në Kishë...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim për ...
Sot besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkën. Personazhe t...
Besimtarët ortodoksë kremtuan në Korçë natën më të shenjtë...
Mijëra besimtarë ortodoksë janë mbledhur në Katedralen “Ng...
Sonte në të gjithë botën ka nisur kremtimi i Pashkës, një ...
Sonte, të gjithë besimtarët orthodoksë në Shqipëri e në mb...
Besimtarët orthodoksë po kremtojnë sonte Pashkën. Në Kishë...
Besimtarët orthodoksë në Shqipëri kanë nisur sonte kremtim...
Besimtarët orthodoksë janë duke ndjekur sonte meshën e Pas...
Ka nisur mbrëmje e shenjtë për besimtarët orthodoksë në Sh...
Kjo mbrëmje është e shenjtë për besimtarët katolikë. Në Ka...
Në Shqipëri dhe të gjithë botën, ka nisur kremimi i Pashkë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...