LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trualli tek ish-Garda, Rama kërkoi hetime për ish-gjyqtaren/ Reagojnë pronarët

1 Qershor 2022, 12:52, Aktualitet CNA
Trualli tek ish-Garda, Rama kërkoi hetime për ish-gjyqtaren/
Edi Rama

Ish-gjyqtarja e gjykatës civile, Klorinda Çela, u denoncua publikisht pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk ia përmendi emrin. 

Por, i pyetur se çfarë kallëzimi duhet të bëjë për rastin e një gjyqtareje që ka bllokuar nisjen e punimeve për ngritjen e qendrës kombëtare të fëmijëve tek ish-Garda e Republikës.

“Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë sot kur këtë gjykatëse e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustifikuara dhe me një akt haptazi të paligjshëm atje”, u shpreh Rama.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar pronarët e një pjese të truallit te Garda e Republikës.

Trashëgimtarët e Leonidha Nishkut i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku mohojnë se kanë korruptuar gjyqtaren.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke, prej 4 080 m2 në emër të pronarit Leonidha Nishkut dhe trashëgimtarëve të tij. Kjo pronë kufizohet në Lindje 51 metër me një pronë shtetërore, në Perëndim 51 metër me rrugën "Dora d’Istria", në Veri me 80 m2 tokë shtetërore dhe në Jug 80 m2 me Pandora Kazanxhi dhe N. Korça.

Sipas tyre prona figuron në regjistrin hipotekor me të dhënat, nr.98, dt. 09.02.1938.

Trualli tek ish-Garda, Rama kërkoi hetime për ish-gjyqtaren/

“Duke parë zhvillimet e fundit, punimet në ambientet e ish-Gardës së Republikës, aty ku gjendet dhe prona jonë, deklarojmë me përgjegjësi të plotë se i jemi drejtuar Gjykatës për të fituar nëpërmjet ligjit, kthimin fizik të kësaj prone, duke qenë se tashmë Garda e Republikës nuk ushtron më funksionet e saj në këtë zonë.

Duke qenë se në deklaratat tuaja të datës 12.05.2022, insinuohej se gjyqtarja e çështjes ka marrë një vendim për sigurimin e padisë nëpërmjet korrupsionit, jemi të detyruar moralisht të deklarojmë me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore që asnjëherë nuk e kemi meduar e jo më të bëjmë përpjekje për të korruptuar gjyqtaren për këtë çështje”, thuhet në letrën e trashëgimtarëve të Leonidha Nishkut, drejtuar kryeministrit Edi Rama./CNA.al

Trualli tek ish-Garda, Rama kërkoi hetime për ish-gjyqtaren/

Trualli tek ish-Garda, Rama kërkoi hetime për ish-gjyqtaren/

Lajmet e fundit nga