Peleshi jep detaje nga aksioni në Zhamë të Lushnjës/ “Nuk ka dëm në banesa, as në jetë njerëzish”
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se ësh...

Deputetja Ina Zhupa i ka drejtuar gishtin ministres së Turizmit dhe Bashkisë së Sarandës si përgjegjëse për masakrën mjedisore brenda Liqenit të Butrintit, ku janë hedhur tonelata inerte.
Zhupa ka kërkuar nisjen e një hetimi të shpejtë e të thelluar për identifikimin e shkelësve të ligjit, gjetjen e përgjegjësve në rrafsh të arministratës vendore dhe qendrore dhe ndalimin e veprimtarive të tilla të paligjshme, rehabilitimin dhe kthimin e mjedisit ligatinor dhe vijës ujore në gjendjen e përparshme.
Postimi i deputetes Ina Zhupa
TJETËR SHEMBULL I DËSHTIMIT SPEKTAKOLAR TË MODELIT KUMBARO – MARGARITI – AADF ME BUTRINTIN!
Bashkia Sarandë dhe Ministria e Turizmit, me gjithë inspektoriatet në varësi të tyre, janë përgjegjëse për masakrën mjedisore brenda Liqenit të Butrintit, zonë e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar!
Siç dihet, qysh më 28 mars 2003 Liqeni i Butrintit është përfshirë në Listën e Lagunave me Rëndësi Ndërkombëtare të Konventës së Ramsarit. Sipas Nenit 4 të kësaj Konvente,”çdo Palë Kontraktuese, pra Shqipëria, nxit konservimin e ligatinave dhe të shpendëve ujorë duke ngritur rezervate natyrore për ligatinat dhe duke marrë masa për ruajtjen e duhur të tyre”.
Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, Ligji nt 81/2017 Për Zonat e Mbrojtura, në zonat e mbrojtura me interes ndërkomëtar dhe që gëzojnë mbrojtje të veçantë si habitat i shpendëve ujorë (zona Ramsar), lejohet vetëm ushtrimi i veprimtarive tradicionale të bujqësisë, peshkimit etj. Çdo “ndërhyrje me karakter ndërtimor ose veprimtaari të tjera të çfarëdollojshme në lartësi 1500 metra nga vija e ujit duhet miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”.
Siç denoncoi emisioni Fiks Fare, tonelata me inerte janë hedhur për disa muaj me radhë brenda Liqenit të Butrintit. Mos vallë këto inerte janë nga “investitorët strategjike” që po pushtojnë edhe Butrintin e Ksamilin, duke shkatërruar ç’ju del para me sytë e mbyllur të shtetit?
Emisioni Fiks Fare tregoi që dikur ka qenë liqenore dhe pjesa që sot është me tonelata me inerte. Nga një krahasim i hartave të vitit 2010 me atë aktuale (nga google earth dhe google maps), rezulton se vendi ku ishin hedhur këto inerte, disa muaj më parë ka qenë zonë ujore, bregu i Liqenit të Butrintit.
Ndërsa sot, gurë të mëdhenj, mbetje të liqenit, dhera janë hedhur atje dhe çuditërisht askush nuk është identifikuar, jo më të procedohet penalisht.
Shpërfytyrimi i vijës ujore të Liqenit të Butrintit përbën një tjetër skandal e dështim spektakolar të Mirela Kumbaros, ose arkitektes së ligjit famëkeq të trashëgimisë kulturore që i hapi shtegun tjetërsimit të Butrintit sipas orekseve të anti-shqiptarit Riçard Hoxhes.
Mirëpo zonja Kumbaro, si dhe Oltion Çaçi, pasi të mbarojnë propagandën tik tok me “Maldivet e Europës” të kujtohen të bëjnë detyrën duke gjetur përgjegjësitë dhe çuar para drejtësisë dëmtuesit, por mbi të gjitha duke pastruar dhe kthyer në gjendjen e përparshme zonën e dëmtuar të liqenit të Butrintit.
Rasti flagrant është tjetër provë, si shumë e shumë të tjera, e dështimit të plotë të modelit menaxherial Elva Margariti – Majkëll Granof. Siç dihet, AADF-ja, koncesionari i Butrintit, synon të marrë në zotërim të plotë kontrollin, posedimin, menaxhimin dhe përdorimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit, duke shkelur haptas modelin e Konventës së Parisit që bazohet në “rolin parësor të Shtetit Palë”, duke copëzuar e parcelizuar Pasurinë e Trashëgimisë Botërore si dhe duke cenuar rëndê integritetin, autenticitetin dhe vlerat e jashtëzakonshme universal të Butrintit vetëm e vetëm për plotësimin e egove personale të tyre.
Gjej rastin të denoncoj këtu edhe shqetësimet e përcjella nga specialistë mjedisorë dhe qytetarë të Sarandës pêr derdhjen e ujrave të zeza në Liqenin e Butrintit.
Si deputete e Sarandës dhe në mbështetje të vullnetit të zgjedhësve të mi, pavarësisht nga bindjet partiake, kërkoj nisjen e një hetimi të shpejtë e të thelluar për identifikimin e shkelësve të ligjit, gjetjen e përgjegjësive në rrafsh të arministratës vendore dhe qendrore, ndalimin e veprimtarive të tilla të paligjshme dhe rihabilitimin dhe kthimin e mjedisit ligatinor dhe vijës ujore në gjendjen e përparshme./ CNA
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se ësh...
Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësi...
Një sistem gjurmimi i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Pu...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohe...
Partia Demokratike ka finalizuar përmbledhjen e manipulime...
Lefter Maliqi thotë se Rilindja urbane u ka kushtuar qytet...
E kapur mat në skandalin e madh të abuzimeve me fondet e I...
EUROPOL ka publikuar listën e 24 personave më të kërkuar. ...
Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjës është shuar. Forcat zj...
Administeratorët e 2 subjekteve janë proceduar penalisht p...
Një grua zbuloi se mjekët i kishin lënë një mjet "me madhë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se efe...
Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar të mart...
Këshillit i Ministrave vendosi në fund të gushtit transfer...
Emigrantët shqiptarë të paligjshëm kanë qenë prej gati...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar m...
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka akuzuar oligarkun...
Një video e shpërndarë në mediat sociale dhe e analizuar n...
Një person ka rënë në prangat e policsë ndërsa ndaj 3 të t...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...