
Një sistem gjurmimi i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit për nxënësit që studiojnë në shkollat e mesme profesionale gjeti se 57.5% e totalit të të diplomuarve ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit, nga të cilët 38.3% ishin të punësuar me pagë, 8.0% ishin të vetëpunësuar, ndërsa 11.2% punonin dhe studionin në të njëjtën kohë.
Më 2022 krahasimi i rezultateve me vitin e kaluar, tregon se ka një rritje të konsiderueshme të të diplomuarve të punësuar (nga 40.2% në 57.5%), shoqëruar me një rënie të të diplomuarve që vijojnë studime të mëtejshme (nga 28.5% në vitin 2020 në 23.5% në vitin 2021.
Nga ata që kishin përfunduar studimet, 23.5% ndiqnin kualifikime të mëtejshme si studentë apo kursantë, 10.8% ishin të papunë dhe nuk po kërkonin për punë, dhe 7.7% të diplomuar të papunë po kërkonin aktivisht për punë.
Të diplomuarit në Hoteleri-Turizëm (70%), janë më të prirur për t’u punësuar, duke konfirmuar kështu, punësimin e formimeve profesionale të orientuara drejt kërkesave të tregut. Drejtimi hoteleri turizëm pasohet nga drejtimet me karakter industrial, ku më shumë se gjysma e të diplomuarve të Elektroteknikës (55.4%) dhe SHMT (Shërbime mjetesh transporti) (63.3%) ishin tashmë të punësuar pas mbarimit të arsimit profesional.
Të diplomuarit në drejtimet teknike industriale si Elektroteknikë dhe SHMT, ishin më të prirur për t’u ndier të sigurt dhe të stabilizuar në vendin e tyre të punës, përkundrejt drejtimeve të tjera.
Gjithashtu të diplomuarit në drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Elektroteknikë, rezultonin të punësuar me paga më të larta. Kështu, 35.1% e të diplomuarve në Hoteleri-Turizëm dhe 34.3% e të diplomuarve në Elektroteknikë, siguronin të ardhura më shumë se 50.001 lekë.
Rreth 75% e të diplomuarve, do të zgjidhnin sërish të njëjtën shkollë nëse do të kishin mundësi, dhe ky perceptim nuk shfaq dallime të theksuara bazuar në gjini.
Femrat janë më shumë të prirura të vlerësojnë aspekte më akademike, si kurrikulat, tekstet mësimore, infrastruktura, dhe aspekte të mësimdhënies. Ndërkohë, meshkujt, më shumë se femrat, vlerësojnë aspekte më praktike dhe që janë të lidhura me punësimin si praktika në biznes, këshillimi i karrierës, dhe bashkëpunimi i shkollës me bizneset apo Zyrat e Punës;
Të pyetur rreth pritshmërive të tyre për 2 vitet e ardhshme, në 24.8% të rasteve, të diplomuarit dëshironin të kishin filluar një biznes të tyrin, ndërsa 23.1%, të kishin emigruar jashtë vendit./ Monitor
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohe...
Partia Demokratike ka finalizuar përmbledhjen e manipulime...
Lefter Maliqi thotë se Rilindja urbane u ka kushtuar qytet...
E kapur mat në skandalin e madh të abuzimeve me fondet e I...
EUROPOL ka publikuar listën e 24 personave më të kërkuar. ...
Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjës është shuar. Forcat zj...
Administeratorët e 2 subjekteve janë proceduar penalisht p...
Një grua zbuloi se mjekët i kishin lënë një mjet "me madhë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se efe...
Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar të mart...
Këshillit i Ministrave vendosi në fund të gushtit transfer...
Emigrantët shqiptarë të paligjshëm kanë qenë prej gati...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar m...
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka akuzuar oligarkun...
Një video e shpërndarë në mediat sociale dhe e analizuar n...
Një person ka rënë në prangat e policsë ndërsa ndaj 3 të t...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur p...
Roja Bregdetare e Greqisë e ka gjetur një grup prej 14 emi...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me trupat q...
Këtë të martë, me ftesë të deputetit Gazment Bardhi, u zhv...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...