LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të mërkurën, në fokus mandati i Xhaçkës”/ Bardhi: Do hetojmë 4 koncesionet e Shëndetësisë

1 Prill 2024, 22:51, Aktualitet CNA

“Të mërkurën, në fokus mandati i

Gazment Bardhi ka deklaruar se të gjitha koncesionet e shëndetësisë do të hetohen nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë.

I ftuar në emisionin “Debat”, Bardhi tha se opozita zgjodhi një strategji për t’i hetuar të katërta kontratat.

Bardhi shpjegoi se, duke u nisur nga pretendimet e mazhorancës, opozita zgjodhi një strategji për t’i hetuar të katërta kontratat.

“Nuk ka asnjë tërheqje, mazhoranca ka kërkuar që objekti i kërkesave të kontratave konçensionare në shëndetësi duhet të jetë konkret. Pra nuk mund të hetohen të katërta kontratat se i bie të hetohet i gjithë sistemi i shëndetësisë...Dhe kjo është strategjia jonë,” tha Bardhi.

Po ashtu theksoi se në fokus të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të mërkurën do të jetë dhe mandati i Xhaçkës.

“Ai vendim i Kushtetueses duhet të zbatohet. Nëse kemi drejtësi të re, më e pakta që mund të bëjmë, është t’i zbatojmë vendimet e saj.

Nëse kjo nuk ndodh në këto dy seanca, pasojat i ka ligji për Kushtetutën. Nikolla nuk lejohet ta ekzekutojë vendim. Pas saj fshihet vullneti i Ramës për të mbrojtur ish-ministren e tij,” tha ai./ CNA

 

Lajmet e fundit nga