Gjykata e Lartë publikon listën me kandidatët për anëtarë të KLGJ-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë...
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë...

Një ndër fenomenet më të shpeshta që po hasim sot në internet është pasigura, kjo për shkak edhe se njerëzit janë shumë të ekspozuar ndaj një publiku të gjerë, të njohur e të panjohur, dashamirës dhe dashakeqës.
Po ashtu përdorimi në masë i rrjeteve sociale, u ka dhënë mundësinë shumë njerëzve të shprehen, të fitojnë popullaritet e madje ka edhe njerëz të cilët i kanë “punë” rrjetet sociale. Vajzat janë ato që më së shumti fitojnë popullaritet, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, pasi e shfrytëzojnë këtë platformë për të rritur ndjekësit e për pasojë të fitojnë reklama, apo përmes famës të gjejnë edhe punë në fusha e profesione të ndryshme.
Por bashkë me të mirat apo të ardhurat që mund të sjellin rrjetet sociale, së fundmi po ndeshet një fenomen që ka filluar të përhapet shumë. Burra me adresa false, ose dhe reale kanë nisur t’u shkruajnë vajzave mesazhe në "Instagram" (më së shumti), ku ofrojnë para në këmbim “të shoqërisë” së tyre.
Ata kërkojnë që t’i blejnë vajzat, duke zhvilluar kështu një formë të re të “prostituimit online”. Shumë të mëdha parash që ofrohen, të cilat mbase janë edhe mashtrime, janë mjaft shqetësuese, pasi nuk është aspak normale që dikush të vijë në kutinë tuaj të mesazheve online, njëlloj sikur të jetë në recepsionin e një shtëpie publike dhe të ofrojë para në këmbim të një “shërbimi”.
I gjithë problemi qëndron te vajzat adoleshente, të cilat janë përdoruese të rrjeteve sociale, por nuk kanë atë përvojën aq të madhe jetësore, për të dalluar një mesazh dashakeq, pasi mund të tundohen nga dëshira për të pasur më shumë para ndër duar.
Nuk dihet ende nëse kjo është një skemë mashtrimi, dhe mbase kërkojnë numrin e llogarisë për ta hakëruar më pas, por sidoqoftë kjo çështje është problematike dhe i duhet kushtuar vëmendje.
Mesazhet në përgjithësi u shkojnë vajzave me shumë ndjekës në "Instagram" dhe që kanë profile publike, ku kushdo mund të ketë akses për të parë fotot e tyre.
"Përshëndetje bukuroshe, të nevojitet një 'babush' që të kujdeset për ju dhe shpenzimet tuaja dhe gjithashtu t'ju llastojë ju me 7000 dollarë që të shkosh për të blerë, dhe të paguajë shpenzimet tuaja pa ndonjë aktivitet seksual?"- është një nga mesazhet.

"E bukur. Më fal nëse kjo të ofendon ty, a jeni e interesuar për një pagë javore prej 600 dollarësh, që të jesh vogëlushja ime online, pa intimitet sekual, por thjesht për shoqërinë tuaj?"

Këto janë mesazhet që ju vijnë vajzave shqiptare, në dukje nuk kërkohet asnjë favor seksual "fizik", por a nënkupton kjo që në këmbim duhet të dërgosh ndonjë foto, apo duhet të bësh ndonjë bisedë të padëshiruar, pasi ngjan shumë e vështirë që dikush t'iu dërgojë para pa dashur asgjë në këmbim. Askush nuk paguan për të pasur një shoqe!/Xheni Lekaj CNA.al
Kreu i KESH, Ergys Verdho, ka deklaruar sot se vendosja e ...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arratis në kohën që pr...
Deputeti i PD-së, Zef Hila, është paraqitur në SPAK. Nuk ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur alarmin, për kon...
Deputeti Dashamir Shehi ka folur së fundmi lidhur me sulme...
Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se filmat e k...
Pedagogu i artit, Ardian Isufi thotë se Partia Demokra...
Regjisori Edmond Budina thotë se largimi i mafias nga push...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur më...
Kantautori Robert Aliaj thotë se është e nevojshme për sho...
Sociologu Ergys Mërtiri ka debatuar me kantautorin Robert ...
Jeton Lami, ish-oficeri i forcave operacionale, konsideroh...
Kryeministri Rama në një intervistë për “Der Spiegel”,...
Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kultu...
Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, teksa ka folur për pand...
Biznesmeni shqiptar, Luftar Hysa, i cili është akuzuar...
Biznesmeni L. H. ka mohuar çdo akuzë që është bërë deri ta...
Biznesmeni shqiptar, L. H., ka rrëfyer mbrëmjen e sotm...
Regjisori Edmond Budina, i ftuar në emisionin “Now” me...
Gazetari Mentor Kikia ka zbuluar prapaskenat e shkarki...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...