web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Enveri më i keq se Hitleri”/ Sociologu përplaset me Robert Aliajn

21 Shtator 2022, 09:57, Aktualitet CNA

“Enveri më i keq se Hitleri”/ Sociologu përplaset me

Sociologu Ergys Mërtiri ka debatuar me kantautorin Robert Aliaj, në lidhje me dekomunistizimin e artit.

Të ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Mërtiri u shpreh se ka ngjashmëri midis diktaturës në Shqipëri dhe periudhës naziste.

“E njëjta histori është. Totalitarizëm ai, totalitarizëm ky. Enveri ka bërë më keq. Enver Hoxha nuk kishte mundësi të vriste botën, na vriste vetëm ne. Nuk ka ndonjë dallim në thelb”, theksoi Mërtiri.

Mendim të kundërt me të, pati Robert Aliaj, i cili e kundërshtoi.

“Gjermanët janë histori tjetër. Nuk krahasohet çfarë bëri Hitleri me atë se çfarë bëri Enveri. Hitleri vrau gjithë botën, Enver Hoxha bëri çfarë bëri në një katund aty”, u shpreh ai.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në kuadër të nismës për dekomunistizimin.

Qëllimi i projektligjit është që filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist të ndalohen në vend./euronews





Lajmet e fundit nga