Kompania e inceneratorit të Tiranës ka "pranuar" shkeljen e kontratës koncesionare
Inceneratori i Tiranës, ai i Fierit dhe i Elbasanit janë k...

Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikimi i të cilit nisi vitin e kaluar pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka përfunduar tashmë fazën e dytë të trajnimit të mësuesve e të nxënësve të moshës 12-18 vjeç, në 60 shkolla në mbarë vendin.
Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, në mënyrë që ata të mendojnë zgjidhje inovative dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë, me ndihmën e teknologjisë.

Faza e dytë e këtij projekti u finalizua në eventin “STEM Next Generation - Aftësitë digjitale për Shqipërinë”, i cili u organizua në mjediset e Vodafone Albania, ku u prezantuan dhe u vlerësuan me çmime projektet koduese më të mira. Në këtë event ishin të pranishëm nxënësit e angazhuar me 10 projektet e përzgjedhura si më të mirat mes 60 shkollave konkurruese, përfaqësues të Vodafone Albania, Ministrisë së Arsimit, organizatës SciCo dhe partnerë të tjerë të STEM.
Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balázs Révész, tha gjatë fjalës së tij se: “Teknologjia mund të na ndihmojë të zgjidhim problemet në shoqëritë tona, të ndërtojmë një planet e mjedis më të qëndrueshëm si dhe një jetë më të mirë në qytetet ku jetojmë. Ju do të jeni gjenerata e së ardhmes, do të jeni ata që do të mund të bëni diferencën. Ndaj vazhdoni hapni horizonte të reja përmes programit STEM. Jam i bindur se pas 10 vjetësh do ta shikoni veten në vendet e punës që po projektoni tashmë në mendjen tuaj, falë dijeve që po përvetësoni sot.”

Në fund të fjalës, Révész falenderoi të gjithë nxënësit për idetë e tyre të jashtëzakonshme, mësuesit që i kanë drejtuar ata, duke u hapur horizonte të reja, Fondacionin Vodafone Albania si dhe gjithë bashkëpunëtorët që janë bërë pjesë e këtij programi kaq të rëndësishëm për gjeneratën e re digjitale në Shqipëri.
E pranishme në këtë aktivitet, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, tha se: “STEM ka hyrë tashmë në çdo pjesë të jetës dhe kurikulës sonë mësimore. Dua të falenderoj Fondacionin Vodafone Albania si një partner mbështetës i kahershëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit edhe në ditët tona më të vështira të pandemisë, duke na ndihmuar me fuqinë e teknologjisë. Ne po i pasurojmë dita-ditës shkollat tona me smart lab-e, me platformën digjitale
SMIP, ku tashmë ofrohen edhe certifikatat, dëftesat dhe diplomat e gjeneruara me vulë elektronike e me regjistrime online, nëpërmjet sistemit e-Albania.”

Projektet e përzgjedhura si më të mirat, u vlerësuan nga juria, e përbërë nga 7 anëtarë, profesionistë të fushës, mes tyre dhe Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.
Vendin e parë e fitoi projekti “Kubi ëndërrues dhe ndriçimi i rrugës natën” realizuar nga nxënësit e shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan, drejtuar nga mësuese Bianka Latifi. Vendin e dytë e fituan nxënësit e shkollës “31 Korriku” në Burrel, drejtuar nga mësues Zenepe Dedja, me projektin “Eco House”, ndërsa vendin e tretë e fituan nxënësit e shkollës “100 vjetori” në Kamëz, drejtuar nga mësuese Davita Hajdari, me projektin “Shkopi i të verbrit”.
Për fituesit u shpërndanë edhe dhurata, përkatësisht Laptopë HP për ekipin e parë fitues; Tabletë Blackview për ekipin e dytë dhe Smartwatches Samsung Galaxy për ekipin e tretë fitues.
Generation Next është pjesë e Programit Skills Upload Jr., i cili financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane), që po realizohet në harkun kohor të tre viteve. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone.
Programi Generation Next, është projekti i parë i zbatuar në shkollat publike shqiptare me një kurikul të miratuar, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit./ CNA.al
Inceneratori i Tiranës, ai i Fierit dhe i Elbasanit janë k...
Rrjeti “Safe Journalists” ka reaguar për kërcënimin e gaze...
Zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave do të mba...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Struktura e Posaçme ka përfunduar hetimet për ryshfetin me...
Gazetarja Ola Xama u shpreh në një dalje televizive se...
"SafeJournalists network" dënon sulmin verbal të kreut të ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka bërë m...
Emërohen në komisariatin e Krujës 26 punonjës të policisë,...
Në të gjithë këto vite, ka pasur një sërë reformash, lëviz...
Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorë në...
Gazetari Elvi Fundo, zbuloi në një intervistë për emisionin ...
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN Albania)...
Në 26 qershor 2014, kompania ITS e Zotos përgatit një përm...
Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifi...
Jack Ma bashkëthemeluesi i “Alibaba Group” njëkohësish...
Drejtuesit evropianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se...
“Si u bë Shqipëria pika e nxehtë e verës 2023”. Ky është a...
Zemra e të ndjerit Saimir Sula është sjellë në Shqipëri, p...
SPAK i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar dhjetëra urdh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...