web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK i caktoi "Arrest shtëpie"/ Reagon Besart Logu: Nuk kam kryer asnjë vepër penale

10 Shtator 2025, 14:46, Aktualitet CNA

SPAK i caktoi "Arrest shtëpie"/ Reagon Besart Logu: Nuk kam kryer

Avokati Besart Logu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme ku SPAK-u lëshoi ndaj tij masën “Arrest shtëpie”.

Logu shkruan se gjatë kontrollit nuk u gjet asnjë send i paligjshëm apo provë që ka lidhje me objektin e hetimit.

Avokati thotë se nuk ka kryer asnjë veprim që mund të ngrejë dyshime për vepër penale.

Logu shton më tej se ka kryer vetëm punën e avokatit dhe është fati të provojë çdo akt.

 

Sot, rreth orës 08:30 të mëngjesit, tek po çoja vajzën në kopësht e për të nisur më pas rutinën ditore, jam ndaluar në hyrjen e pallatit nga agjentë të Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku më është komunikuar vendimi i GJKKO në lidhje me masën e sigurimit dhe të kontrollit personal, të banesës si dhe të zyrës ku ushtroj aktivitetin.

Gjatë kontrollit nuk u gjend asnjë send i paligjshëm apo çdo provë tjetër që ka lidhje me objektin e hetimit.

Nga sa më sipër sqaroj se:

1. Nga ana ime nuk është kryer asnjë veprim që mund të ngrejë dyshime për ndonjë vepër penale të mundshme. Gjatë gjithë karrierës time si avokat kam shërbyer me devotshmëri dhe përgjegjshmëri të lartë duke patur prioritet vetëm interesin e klientit dhe kjo brënda kornizave që rregullon ligji.

2. Në lidhje me rastin konkret, nuk jam përfshirë në asnjë episod korrupsioni apo akti të paligjshëm. Kam bërë vetëm punën e avokatit, si në ngritjen e mbrojtjes ashtu edhe në takime me familjarë e të njohur të klientit qofshin këto edhe agjentë të infiltruar. Jam në gjendje të provoj çdo akt timin dhe t'i dal për zot të gjitha pretendimeve që ka ngritur Prokuroria. Kjo sepse nuk ka ndonjë gjë të re përveçse përditshmërisë së një avokati.

Lajmi i keq në gjithë këtë histori është se po tentohet kriminalizimi i sjelljes së avokatit. Kjo tendencë duket edhe tek ndryshimet e Kodit Penal ku qeveria vlerëson si element penal edhe rastin kur ke marrë më shumë para nga sa ke ofruar shërbim.

Kështu, jam i gatshëm të përballem me këtë akuzë sepse jam i bindur në një të vërtetë absolute:

?? Nuk kam marrë para për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

?? Nuk kam takuar asnjë zyrtar drejtësie

?? Si dhe nuk është marrë mbrapsht asnjë shërbim i kundraligjshëm.

Këtë e provon çështja në fjalë dhe e gjithë ecuria e saj.

I vetmi problem momental për mua është shqetësimi i krijuar tek familja e tek të njohurit të cilët gjej rastin t'i falenderoj per suportin moral që më kanë dhënë.

P.S. kur isha para agjentëve të Policisë mu kujtua skeçi i Fadil Hasës ku prokuroria politike e kohës i komunikonte akuzat dhe ai fliste me vete 'Sa i rrezikshëm paskam qenë'”, shkruan Logu./CNA





Lajmet e fundit nga