LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shtoni fondet”/ BE i përgjigjet Ramës: Nuk jemi dakord, ja çfarë po bëjmë për ju

26 Janar 2023, 22:30, Aktualitet CNA
“Shtoni fondet”/ BE i përgjigjet Ramës: Nuk jemi dakord,
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë ka kërkuar publikisht më shumë fonde investimesh, shkruan Euroneës Albania.

E pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli lidhur me këtë dhe se pse Shqipërisë Bashkimi Evropiani i akordon më pak fonde projektesh në raport me vendet e tjera të Ballkanit, pavarësisht numrit më të vogël të popullsisë, shefja e diplomacisë europiane në vendin tonë tha:

“Nuk jam dakord me këtë. Shqipëria, në fakt, merr mesatarisht 100 milionë Euro mbështetje në vit në formë grantesh apo projektesh. Shumë gjëra po ndodhin dhe çdo shqiptar mund ta shohë se BE ka vite që është këtu, janë ndërtuar rrugë, por mund ta shihni edhe në sektorin bujqësor, në rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, pra është në vazhdimësi. Shqipëria po merr ato që mund të vërë në zbatim, se vërtet mund të merrni shumë, por çfarë mund të vihet në zbatim dhe të ndërtohet vërtet, të rindërtohet, të realizohet në vend. Ne po punojmë fort për të bërë sa më shumë këtu në Shqipëri”, tha ajo në Now me Erla Mëhillin.

Ndër të tjera, ambasadorja e BE shtoi se:

“Ekziston Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor për të gjithë rajonin që është për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe Shqipëria mund të paraqesë projekte dhe ndonjëherë disa prej tyre janë projekte ndërkufitare. Bordi vendos nëse këto projekte pranohen dhe Shqipëria mund të japë paraqesë sugjerime”.

Ndërkohë, këmbënguljes së gazetares Erla Mëhilli lidhur me ndihmën reale që BE jep për biznesin, shoqërinë civile dhe median, Hohmann ju përgjigj se:

“Le ta nisim me median: mbështetja e gazetarisë investigative, mbështetja e gazetarisë cilësore është shumë e rëndësishme, pasi si mund të përballen njerëzit me lajmet e shumta që u vijnë a si të përzgjedhin saktësinë? Edukimi me aftësinë për të kuptuar e analizuar informacionin në media është shumë i rëndësishëm. Unë përmenda dy projekte të mëdha: “BE për Kulturën” dhe “BE për Shkollat”. Janë rindërtuar apo ndërtuar nga e para 63 shkolla”.

Gjithashtu, ajo përmendi edhe investimet në zonat e prekura nga tërmeti.

“Vetëm në zonat e tërmetit, po flasim për zonat e prekura nga tërmeti në vitin 2019, pra jo për gjithë vendin. E njëjta gjë me “BE për Kulturën”. Njerëzit e kanë parë skelën para Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, pjesë e BE për kulturën”, u shpreh ambasadorja ndër të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga