Privatizohen banesat për 2000 familje që jetojnë në ish-konvikte dhe godina shtetërore
Një vendim i marrë së fundmi nga Qeveria Shqiptare i hap r...

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijojë një skemë të re mbështetjeje financiare për industrinë filmike dhe audiovizuale në Shqipëri.
Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit, AKKA, e cila do të administrojë fondet publike për sektorin, do të certifikojë shpenzimet dhe do të menaxhojë skemat mbështetëse për produksionet filmike dhe audiovizuale.
Një nga elementët kryesorë të projektligjit është skema e “Cash Rebate”, përmes së cilës shteti do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve të kryera në territorin shqiptar nga produksionet filmike dhe audiovizuale. Drafti përcakton se “norma e rimbursimit është 35% e shpenzimeve të kualifikuara të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
Sipas projektligjit, skema synon të tërheqë investime në sektorin kinematografik dhe audiovizual, të nxisë zhvillimin e industrisë vendase dhe të promovojë Shqipërinë si destinacion për prodhime ndërkombëtare. Përfituese të skemës do të jenë shtëpitë kinematografike të huaja që kanë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të regjistruara në Shqipëri dhe që realizojnë shpenzime në vend.
Projektligji përcakton edhe procedurën dhe afatet për përfitimin e rimbursimit. Komisioni Shqiptar i Filmit do të vlerësojë pranueshmërinë e aplikimit dhe kualifikimin e shpenzimeve brenda 45 ditëve nga aplikimi, ndërsa Komisioni Financiar i AKKA-së do të shqyrtojë raportin financiar dhe do të lëshojë certifikatën e shpenzimeve të kualifikuara brenda 60 ditëve nga dorëzimi.
Pagesa nga Ministria e Financave parashikohet të kryhet brenda 90 ditëve nga certifikimi përfundimtar. Një tjetër element i draftit është krijimi i një fondi të dedikuar për industrinë audiovizuale, i cili do të financohet pjesërisht nga subjektet e sektorit mediatik dhe të komunikimeve elektronike.
Sipas projektligjit, 5% e masës së tatimit mbi fitimin që paguajnë subjektet që ofrojnë transmetim audiovizual, platformat online dhe operatorët e kinemave do të kalojë në fondin e AKKA-së. E njëjta normë prej 5% parashikohet edhe për kompanitë që ofrojnë shërbime interneti, ndërsa operatorët e komunikimeve elektronike do të kontribuojnë me 2% të tatimfitimit.
Drafti zgjeron edhe kategoritë e projekteve që mund të mbështeten financiarisht. Përveç filmave artistikë, dokumentarëve dhe animacionit, mbështetje mund të përfitojnë edhe serialet, projektet immersive me teknologji VR dhe AR, projektet e post-produksionit, bashkëprodhimet ndërkombëtare dhe videolojërat.
Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e Komisionit Shqiptar të Filmit si strukturë funksionale brenda AKKA-së, me qëllim promovimin e Shqipërisë si destinacion për prodhime filmike dhe audiovizuale, si dhe asistimin e producentëve vendas dhe të huaj për marrjen e lejeve të xhirimit në territorin shqiptar./Monitor.al
Një vendim i marrë së fundmi nga Qeveria Shqiptare i hap r...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Prokuroria e Posaçme në përfundim të hetimeve për Elvis Do...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi...
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, është paraqitur...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i është përgjigjur py...
Ditën që kryeministri Edi Rama çuditi botën kur tha se Shq...
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-kryetar...
Katër persona u arrestuan pas hetimeve intensive proaktive...
Platforma qeveritare e-Albania do të jetë përkohësisht jas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryenegoc...
Në një moment kur siguria europiane po përballet me sfida ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se përjashtimi i ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Komi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar k...
Biznesmeni Endri Meksi u paraqit ditën e djeshme në Prokur...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo, ka krit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...