“Rama mashtroi hapur”/ Berisha: Integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar k...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Komisionin e Jashtëm ku u diskutua për procesin e integrimit europian, ftoi opozitën të votojë pro reformave që i shërbejnë këtij procesi.
Balla gjithashtu kritikoi deputët e opozitës se nuk i lexojnë ligjet që u vihen para në çdo seancë plenare dhe në çdo mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.
Ndërkohë, më tej, vijoi duke thënë se opozita lutet që Shqipëria të dështojë në këtë proces.
“Dëgjova me vëmendje disa kolegë të opozitës këtu që kritikonin ministren se pse nuk është vënë në dispozicion lista e ligjeve që synojnë përafrimin, çdo deputet e ka listën e ligjeve para. Kur ajo ndodhet në faqen e Kuvendit, edhe për ata që nuk e dinë, si ata që kanë vite, ku kryetari njofton se çfarë ligjesh kanë ardhur në Kuvend, prandaj dëgjo e ku ti, se disa nga ju e kanë mendjen ta marrin fjalën atje për të rrokanisur kokat e të tjerëve, dëgjo se çfarë ligjesh kanë ardhur në Kuvend, aty ke edhe ato që kanë ardhur për përafrimin, të paktën që kur është firmosur kjo praktikë, kjo është praktikë që nga viti 2006.
Por ajo tjetra është më e pafalshme, kur marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve, që e dinë fare mirë, se e kanë përpara, u vihet në tavolinë, u vihet tabela e ligjeve, madje ka edhe aderim. Madje ka dhe aderim në marrëveshje e konventa ku thuhet se përmes kësaj bëhet siç e kishim edhe më datë 7 maj në një prej tyre. E kam thënë edhe në Kuvend, ja ku është referenca e ligjeve ku është kërkuar përafrim legjislacioni. Gjejeni veten dhe thoni bujrum, jepe një votë, po them po jap një votë, po e vë një tullë. Thuaj po jap edhe unë një dorë, e të thoni që kam kontribuuar edhe unë në anëtarësimin e BE-së, ju dashamirësit apo dashnorët e Bashkimit Europian.
Ndaj u referohem vlerësimeve që vijnë nga kryekomisionerja Marta Kos. Ajo thotë se Shqipëria është shembulli më i mirë transformues. Mali i Zi i ka nisur bisedimet në qershor të vitit 2012, edhe atij që i shërben ti, që është deputet i atij që ishte atëherë, i atij që i mban çantën, e vlerëson procesin. Por edhe presidenca daneze e vlerëson progresin shumë mbresëlënës. Ata e vlerësojnë procesin e integrimit të mirë. Ka nga ata që thonë e luten që Shqipëria të dështojë. Shqipëria duhet të jetë dhe do të jetë anëtare e BE-së”, u shpreh Balla.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar k...
Biznesmeni Endri Meksi u paraqit ditën e djeshme në Prokur...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo, ka krit...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në Kasharaj të Lushnjës...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Pas më shumë se një ore në GJKKO, kryebashkiaku i Vaut të ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në firmosjen e mar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur këtë të martë në G...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mensën ushqimor...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është par...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u prezantua Fjalori ...
Deputetja e PD-së dhe zëvendëskryetarja e Komisionit për E...
Komisioni për Punët e Jashtme po zhvillon sot një seancë d...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka po...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur nj...
Avokati i Erion Veliajt i marrë i pandehur nga GJKKO, Plar...
Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot qëndrimin dhe deklarat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...