Integrimi në BE/ Dhuka vlerëson SPAK-un: Aktiviteti kundër korrupsionit është rritur
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka...

Komisioni për Punët e Jashtme po zhvillon sot një seancë dëgjimore me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka mbi Raportin e Këshillit të Ministrave mbi procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE për vitin 2025 dhe periudhën katërmujore janar – prill 2026.
Gjatë fjalës së saj, Dhuka u shpreh se gjatë vitit 2025, KLGJ dhe KLP miratuan 14 akte me rëndësi të veçantë që lidhen me standardet e integritetit.
Ndër të tjera shtoi se prokuroritë dhe gjykatat po dizajnojnë sistemin digjital për të trajtuar çështjet, proces i cili pritet të përfundojë deri në vitin 2029. Dhuka foli edhe për luftën kundër korrupsionit, ku tha se janë marrë një numër masash të rëndësishme.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë miratuar 14 akte me rëndësi të veçantë sa u përket standardeve të integritetit. Këto standarde të integritetit të figurës dhe atij profesional duhet të jenë të qëndrueshëm prandaj janë miratuar një numër standardesh. Fokus i është dhënë edhe shërbimit ligjor dhe juridik, ku u miratuan dy ligje, i organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit. Ka një reduktim të çështjeve gjyqësore në pritje. Një drejtim tjetër i rëndësishëm është ai i lidhur me modernizimin dhe digjitalizimin e sistemit drejtësisë.
Prokuroritë dhe gjykatat po dizajnojnë sistemin digjital për të trajtuar çështjet. Procesi do të vijojë me populllimin me të dhëna të digjitalizuara, rreth 2 milionë të dhëna. Pritet të jetë tërësisht funksional deri në 2029. Kjo do të ndikojë si në eficiencën e sistemit të drejtësisë dhe atë të shërbimit për qytetarët. U zgjodhën dy drejtues të lartë, ai i SPAK-ut dhe BKH-së.
Lidhur me luftën kundër korrupsionit, janë marrë një numër masash të rëndësishme. Për herë të parë Shqipëria ka një ligj për lobimin, konfliktin e interesit dhe sinjalizuesit të përafruar me legjislacionin e BE. Ligji për sponsorizimet dhe donacionet është hartuar dhe është në konsultim me PE-në. Në 2024, 87% e masave janë zbatuar, ndërsa në 2025, 83 % e masave janë zbatuar. Është punuar edhe në sektorët më me risk për korrupsionin, siç janë pronat, prokurimet publike, tatimet dhe doganat, arsimi dhe shëndetësia”, u shpreh Dhuka. /CNA
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka po...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur nj...
Avokati i Erion Veliajt i marrë i pandehur nga GJKKO, Plar...
Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot qëndrimin dhe deklarat...
Qyteti i Vlorës përballet sërish me kufizime në furnizimin...
Artisti i njohur, Tedi Papavami, e cilësoi si një vlerësim...
Në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar ditën e sotme seanc...
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas pë...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, u shp...
Avokati i ish-presidentit Ilir Meta tha sot se në procesin...
Gjykata e Posaçme në seancën e zhvilluar ditën e sotme për...
Biznesmeni Endri Meksi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë...
Anëtari i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka folur...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka hedhur për diskutim ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për d...
Spitali Rajonal i Korçës ka reaguar në lidhje me rastin e ...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka kanosur me ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...