Qëndroi për rreth gjashtë orë në SPAK/ Meksi: Do të vijoj të denoncoj aferën e AKSHI-t
Biznesmeni Endri Meksi u paraqit ditën e djeshme në Prokur...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me gjendjen e prokurimeve publike në vend, duke e cilësuar deklarimin e tij si mashtrim të hapur.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri ka keqinterpretuar statistikat dhe raportet e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për transparencën në këtë sektor.
Ai kujtoi se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka aplikuar sistemin digjital të prokurimeve, i vlerësuar në të kaluarën nga organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në dhe Bankën Botërore, për transparencë në shërbimin civil.
Sipas Berishës, integriteti i prokurimeve publike ka qenë rreth 80% në periudhën 2010–2012, ndërsa më pas ka pësuar rënie të vazhdueshme, duke zbritur në rreth 70% mesatarisht dhe në 66% në vitin 2026, që sipas tij përfaqëson një rënie prej 14 pikësh.
Ai e cilësoi këtë si një “përkeqësim dramatik”, duke shtuar se, pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, sistemi i prokurimeve nuk ka sjellë rritje të transparencës, por përkundrazi një rënie të integritetit.
“Njeriu që në çdo fjali nxjerr një gënjeshtër është bërë barsoletë e vërtetë në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.
Edi Rama doli dje me shifra dhe statistika para, rrahu gjoksin për prokurimet transparente me pretendimin se ato kanë shënuar përmirësime spektakolare duke qenë i paaftë të lexojë shifrat, t’i interpretojë grafiqet, tabelat e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që faktojnë absolutisht të kundërtën.
Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin digjital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë, pasi BB certifikoi këtë sistem, çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil.
Ky sistem në vitin 2010-2011-2012, pra integriteti i prokurimeve publike, ishte 80 për qind. Vlerësohej me 80 për qind.
Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 për qind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026, kjo rënie është në 66 pikë, është një rënie prej 14 pikësh. Një rënie dramatike. Shkaqet do t'i shohim më poshtë.
Pra, e kuptoni. Sistemi i vendosur në vitin 2010, që në vitet e para kishte treguesin e integritetit 80 për qind, dhe në vend se të njihte përmirësime, sepse sigurisht teknologjia e vitit 2026 është më e avancuar dhe lejon mundësi më të madhe, jo vetëm që nuk njohu përmirësim, por njohur përkeqësim progresiv”, tha Berisha./ CNA
Biznesmeni Endri Meksi u paraqit ditën e djeshme në Prokur...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo, ka krit...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në Kasharaj të Lushnjës...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Pas më shumë se një ore në GJKKO, kryebashkiaku i Vaut të ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në firmosjen e mar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur këtë të martë në G...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mensën ushqimor...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është par...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u prezantua Fjalori ...
Deputetja e PD-së dhe zëvendëskryetarja e Komisionit për E...
Komisioni për Punët e Jashtme po zhvillon sot një seancë d...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka po...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur nj...
Avokati i Erion Veliajt i marrë i pandehur nga GJKKO, Plar...
Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot qëndrimin dhe deklarat...
Qyteti i Vlorës përballet sërish me kufizime në furnizimin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...