Integrimi/ Balla-opozitës: Luteni që Shqipëria të dështojë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Komi...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se përjashtimi i kompanive të Bashkimit Europian nga tenderët publikë në Shqipëri është një akt i rëndë dhe me pasoja për taksapaguesit shqiptarë.
Berisha u shpreh se heshtja ndaj kësaj situate është e papranueshme, ndërsa solli në vëmendje projektet madhore infrastrukturore të ndërtuara gjatë qeverisjes së demokratëve nga kompani prestigjioze europiane dhe amerikane.
Sipas tij, akset kombëtare nga Hani i Hotit deri në Kakavijë janë ndërtuar nga kompani të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë fituar tenderët në mënyrë të ndershme dhe konkurruese.
Ai akuzoi qeverinë aktuale dhe drejtuesit e infrastrukturës se kanë favorizuar kompani klienteliste, duke shtuar se shumë prej rrugëve të ndërtuara së fundmi po degradohen shpejt.
Berisha pretendoi gjithashtu se kompanitë europiane janë diskriminuar përmes procedurave burokratike në platformën e-Albania.
Në fund, Berisha e cilësoi këtë praktikë si një goditje ndaj procesit të integrimit europian dhe interesit publik, duke kërkuar reagim ndaj asaj që e quajti “diskriminim kriminal” ndaj kompanive të vendeve anëtare të BE-së.
“Më duhet të them, dhe shpreh keqardhje të madhe, se për këtë akt të rëndë, ka një heshtje. Dhe kjo heshtje është e papranueshme. Pse kjo heshtje është e papranueshme? Sepse kjo Shqipëri ka një eksperiencë. Cila është kjo eksperiencë?
Nga Hani i Hotit në Kakavijë, të gjitha akset kombëtare rrugore janë ndërtuar nga kompani europiane ose amerikane më të njohura.
Kanë fituar tenderët, edhe ndërkombëtarë, ka prej tyre, absolutisht jo duke diskriminuar kurrë kompanitë shqiptare, por duke qenë i drejtë.
Në emër të interesit të taksapaguesve shqiptarë është zgjedhur gjithnjë oferta më e leverdishme.
Rruga Hani i Hotit-Shkodër është ndërtuar nga kompani italiane e mirënjohur. 'Bechtel Enka' ndërtoi Rrugën e Kombit. Rruga Lushnjë-Fier është ndërtuar nga kompani italiane e njohur. Rruga Levan-Vlorë nga dy kompani të njohura.
Autostrada Tiranë-Elbasan nga një prej kompanive më të mëdha të Greqisë, 'Aktor'. Rruga Levan-Tepelenë-Memaliaj nga Todini, një nga kompanitë më serioze italiane. Rrugët e ndërtuara nga këto kompani sot pas 15 vitesh qëndrojnë pa asnjë problem.
Ndërsa të gjitha rrugët e ndërtuara nga klientela Rama-Balluku janë shembur, po shemben sikur të ishin ndërtime kashte.
Por nga ana tjetër, pra, ky është një shkelmim i interesave të taksapaguesve shqiptarë. Unë e kam denoncuar me dhjetëra herë, ju jeni dëshmitarë këtu.
Si i përjashtonin? Ua them unë. Aplikoni në e-Albania. U kërkohej kompanive europiane dhe të tjerave të aplikonin në e-Albania.
Aplikimi në e-Albania kishte një kohëzgjatje 38 ditë, në një kohë kur tenderët grabiteshin në një kohë 34 ditë.
E kuptoni ju se si Republika e Shqipërisë që ishte 'frontrunner' në procesin e integrimit, përjashtonte të gjitha kompanitë e vendeve anëtare të BE-së me një diskriminim kriminal dhe me pasoja shumë të rënda për qytetarët shqiptarë.
Sepse ja ku janë punimet e kompanisë së klientelës. Flet vetë. E kishte tmerr, nuk e paraqiti dje. Është statistikë europiane kjo”, tha Berisha./ CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Komi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar k...
Biznesmeni Endri Meksi u paraqit ditën e djeshme në Prokur...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo, ka krit...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në Kasharaj të Lushnjës...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Pas më shumë se një ore në GJKKO, kryebashkiaku i Vaut të ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në firmosjen e mar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur këtë të martë në G...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mensën ushqimor...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është par...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u prezantua Fjalori ...
Deputetja e PD-së dhe zëvendëskryetarja e Komisionit për E...
Komisioni për Punët e Jashtme po zhvillon sot një seancë d...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka po...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur nj...
Avokati i Erion Veliajt i marrë i pandehur nga GJKKO, Plar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...