
Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE (shiko grafikun bashkëngjitur).
Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së financuan bujqësinë me 0.35% të PBB-së, ndërsa tri vende të Rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kishin norma më të larta financimi në raport të PBB-në të bujqësisë së BE.
Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.
Përveç financimeve të brendshme nga buxhetet kombëtarë, bujqësia ishte duke përfituar financime të konsiderueshme nga programi IPARD i Bashkimi Europian një instrument për vendet në proces anëtarësimi në BE.
Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Sipas grafikut bashkëngjitur, Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë euro (shiko grafikun e mëposhtëm).
Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.
Fondet e paketa në dispozicion nuk po mundësojnë investime në mbrojtjen e bujqësisë nga ndryshimet klimatike dhe as nuk mund të nxisin novacionin në këtë fushë për të rritur rendimentin që në shumë kultura është shumë më i ulët se në BE.
Mungesa e investimeve në novacionin bujqësor po konsiderohet si pengesë për shfrytëzimin e financimeve private dhe është një mundësi e humbur për adresimin e shqetësimeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike në bujqësi.
Një vlerësim i fundit nga Banka Botërore tregon se mbyllja e hendekut me 25% për investimet në kërkim dhe zhvillimin në Rajon mund të rrisin produktivitetin bujqësor me 15% në Shqipëri, 25% në BiH, 16% në Maqedoninë e Veriut dhe 6% në Serbi.
Banka Botërore sugjeron se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore, organizatave bujqësore, sektorit privat dhe politikëbërësit do të ndihmonin për të kapërcyer boshllëqet ekzistuese të njohurive.
Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.
Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimin blegtoral ose përdorimin e inputeve.
Vetëm në Shqipëri, më shumë se 70% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./Monitor.al
Komisioni Kombëtar Rregullator, pjesë e Entit Rregullator ...
Ish-deputeti, Belind Këlliçi ka folur lidhur me akuzat...
Çështja e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ar...
Avokati, Sokol Hazizaj thotë se do të jetë i pamundur ...
Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu ka deklaru...
Jamarbër Malltezi u la në “arrest me burg” nën akuzën ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe njëher...
Këto janë pamjet e automjetit të përfshirë në një aksident...
Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se nëse arrestohet is...
Gazetari Neritan Sejamini ka folur për akuzat ndaj ish...
Meditat e pushtetit të Edi Ramës po përpiqen me çdo mënyrë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se përme...
Gazetari, Artan Hoxha tregoi detaje nga përpjekjet e ...
GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg” për Jamarbër Mallt...
Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se ka qenë kr...
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për pronat e dhëndr...
I ftuar në “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha tha se që ...
Pas sekuestrimit të pasurive të Jamarbër Malltezit nga...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur lidhur me akuz...
Ish-kreyministri Sali Berisha thotë se është I gatshëm...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...