web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bregu: Potenciali i vërtetë i bashkëpunimit rajonal, qëndron pikërisht tek diversiteti ynë

23 Tetor 2023, 23:08, Aktualitet CNA

Bregu: Potenciali i vërtetë i bashkëpunimit rajonal, qëndron

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është një kanavacë kur përfshihen të gjitha nuancat e historisë ndaj dhe në këtë diversitet sipas saj qëndron potenciali i vërtetë për bashkëpunim.

Bregu thotë se duke qenë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr dekada kohë, bashkëpunimi rajonal po vendos një normë evropianizimi, një vetëdije të re.

Ajo thekson se kemi procesi i zgjerimit të BE-së po merr dekada kohë, bashkëpunimi rajonal po vendos një normë evropianizimi, një vetëdije të re.

“Ballkani Perëndimor është si një kanavacë ku përfshihen të gjitha nuancat e historisë dhe diversitetit, është si një sixhade gjuhësh, kulturash dhe konfliktesh të dhimbshme. Por, pikërisht në këtë diversitet qëndron potenciali i vërtetë për bashkëpunim. Ballkani Perëndimor është Evropë. Duke qenë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr dekada kohë, bashkëpunimi rajonal po vendos një normë evropianizimi, një vetëdije të re. Ne kemi një rajon me një rrjet të dendur iniciativash bashkëpunimi, me vizione të përbashkëta strategjike, që kanë gjetur mbështetje të fortë publike dhe besim në bashkëpunimin rajonal. Ajo për çfarë kemi sot nevojë është forcimi i një mentaliteti të ri mbi zgjerimin, ose vendosja e një fokusi të ri tek reformat e brendshme, integrimi më i thellë ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.” tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, gjatë leksionit të saj, si e ftuar në Kolegjin e Evropës në Bruges.

Bregu: Potenciali i vërtetë i bashkëpunimit rajonal, qëndron

Më tej Bregu shton se zvogëlimi i i distancës me BE nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin dhe anëtarësimin por me afrimin përmes projekteve dhe politikave konkrete.

Ajo nënvizon se si përfitim ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen lojatrë më të mëdhenj dhe më me ndikim në terrenin ndërkombëtar.

Zvogëlimi i distancës me BE nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin dhe anëtarësimin, siç na është thënë prej vitesh, por me afrimin përmes projekteve dhe politikave konkrete. Si përfitim të tërthortë mund të kemi që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të bëhen lojtarë më të mëdhenj e më ndikues në terrenin ndërkombëtar. Një Evropë me fokus te qytetari, e përshtatur dhe e reformuar me rajonin tonë të vendosur fort në krahun e saj, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë për të gjithë kontinentin dhe më gjerë”, përfundoi Bregu gjatë leksionit të saj.

Para ligjëratës dhe diskutimeve të studentëve, Sekretarja e Përgjithshme u takua me rektoren e Kolegjit të Evropës, Frederica Mogherini, për të diskutuar për bashkëpunimin dhe planet e së ardhshmes të Kolegjit.

Kolegji i Evropës, i themeluar në vitin 1992, aktualisht i vendosur në dy kampuse, në Bruges dhe Natolin, do të hapë kampusin e parë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që nga viti i ardhshëm shkollor. Pranimi i aplikimeve është hapur gjatë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë javën e kaluar./ CNA





Lajmet e fundit nga