Gjykata e Lartë "rrëzon" Kejvina Kthellën/ Nuk heq sekuestron e "Audi A8"-ës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kejvina Kthellës...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Sllovene, Senad Jusiç, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë, me ftesë të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, një delegacion i Republikës së Sllovenisë, i kryesuar nga Ministri i Brendshëm, Bostjan Poklukar.
Muhamet Rrumbullaku vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy policive, mbështetur në tre marrëveshje bazë, të nënshkruara nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Ky bashkëpunim ka qenë efektiv, veçanërisht në kuadër të INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.
“Sfidat e reja të sigurisë, angazhimi i përbashkët kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, krahas numrit të shtuar të turistëve sllovenë, të cilët vizitojnë Shqipërinë, na shtyjnë drejt rivlerësimit të marrëveshjeve ekzistuese mes dy vendeve. Ka ardhur momenti për të konsoliduar ndërveprimin në fushën policore, duke u bërë ballë edhe fenomeneve të reja në fushën e sigurisë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sllovenisë falënderoi Policinë e Shtetit Shqiptar për bashkëpunimin dhe mundësinë e takimit dypalësh, ndërsa u shpreh se fusha të ndryshme, si krimi kompjuterik dhe kibernetik, duhet të trajtohen me profesionalizëm, krahas goditjes ndaj krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.
Për shkak të numrit të lartë të pushuesve, Policia Sllovene do të sjellë në Shqipëri një atashe, i cili do të ndihmojë edhe komunikimin me autoritetet shqiptare.
Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare përmendi se, gjatë vitit të shkuar nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, ku të jetë cënuar siguria e turistëve. Vetëm nga Sllovenia, numri i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 ka qenë rreth 22 mijë.
Policia e Shtetit dhe Policia Sllovene ranë dakord të punojnë bashkarisht për rishikimin dhe plotësimin brenda vitit 2024 të marrëveshjes mes dy qeverive mbi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, trafikut të paligjshëm, drogës dhe krimit të organizuar, nënshkruar më 24.11.1993./ CNA
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kejvina Kthellës...
Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furni...
Vendi ynë prej më shumë se 10 ditësh është nën ndikimi...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, tha në Komisionin e Ekono...
Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjyq punonjësit e ...
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e kreut të PD-së, Sali...
Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ka mbërritur në një ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dje në një raportim të t...
Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftimin zyrtar për hetim...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në mbledhjen e...
SPAK-u ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës. Pro...
Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia Erzen Breçanin. ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konkursin ndë...
Të martën, Gjykata e Lartë do të japë vendimin mbi rek...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka publik...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Fredi Beleri ndodhet në Strasburg, ku sot do të betohe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...