Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, tregëtinë, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e legjislacionit të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.
Projekligji, i njohur ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, është paraqitur nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe senatori republikan Roger Wicker.
Iniciativa vjen mes shqetësimesh të rritura në rajon për shkak të luftës në Ukrainë. Senatorja Shaheen thotë se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Ballkanin Perëndimor janë thelbësore në këto momente, ku duken qartë synimet e Presidentit Putin për të përhapur ndikimin keqdashës në të gjithë Europën Lindore.
“Projektligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke luftuar në të njëjtën kohë korrupsionin, nëpërmjet miratimit të një ligjislacioni të posaçëm për sanksione kundër aktorëve destabilizues. Të gjitha këto hapin rrugën për një integrim më të gjerë euro-atlantik”, tha zonja Shaheen në prezantimin e iniciativës në faqen e saj në internet.
Projekligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit.
Ai parashikon gjithashtu kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive.
Po kështu synohet nxitja e partneritetin universitar, inkurajohet angazhimi i Korpusit të Paqes në rajon, krijimi i një iniciative për udhëheqësi rinore në Ballkan dhe si kërkohet nga Korporata Financiare për Zhvillim që të hapë një zyrë të shpallur më parë në rajon.
Zonja Shaheen ishte në krye të një grupi senatorësh amerikanë që vizituan në muajin prill Kosovën, Serbinë e Bosnje e Hercegovinën, mes shqetësimeve rreth ndikimit të konfliktit në Ukrainë, në Ballkanin Perëndimor. Vizita e tyre kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes Uashingtonit dhe Ballkanit Perëndimor, përballë përpjekjeve të huaja për të dëmtuar paqen.
Senatori Wicker tha se projektligji “do të dërgonte një sinjal të fortë dypartiak, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur diplomacinë në rajon”.
Po kështu senatorët Dick Durbin, Thom Tillis, Chris van Hollen, Ben Cardin e Chris Murphy janë mbështetës të këtij projektligji.
Për senatorin Tillis, në një kohë kur Rusia vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës dhe kërcënon aleatët e NATO-s, rajoni i Ballkanit Perëndimor është kritik për sigurinë e Evropës.
Senatori Ben Cardin, Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, i njohur si Komisioni amerikan i Helsinkit, tha se “në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa të mëdhenj drejt qeverisjes demokratike, që nga fundi i luftrave në ish-Jugosllavi, përçarjet politike dhe korrupsioni në rritje, kërcënojnë të gërryejnë këtë përparim.
“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim partnerët dhe aleatët tanë demokratikë në Ballkanin Perëndimor. Ky projektligj dypartiak do të çojë përpara stabilitetin rajonal dhe përpjekjet kundër korrupsionit duke krijuar programe që inkurajojnë zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës, strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe të mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Senatorët amerikanë e shohin projekligjin si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor, zgjerimin e mundësive ekonomike si dhe mbështetje për përpjekjet për të çuar përpara demokracinë dhe çrrënjosur korrupsionin./VOA
Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të ...
Ndarja nga jeta e Andrzje Izdebski, tregtarit polak të...
Është mbyllur protesta për Jonadën e vrarë, nga një ef...
Protesta e qytetarëve është mbyllur me një ultimatum. Ata i ...
Në protestën e qytetarëve, për ngjarjen e Himarës, ku humb...
Presidenti i ri, Bajram Begaj, nuk ka mbajtur asnjë që...
Protestës së qytetarëve për ngjarjen e rëndë të ndodhu...
Vijon prej orës 19:00 protesta për vrasjen e të voglës...
Protestës së qytetarëve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në...
Qindra qytetarë kanë dalë në protestën e thirrur pasdi...
Ngjarja e Himarës ka bërë bashkë shumë qytetarë sot në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bash...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara Ministrisë së Bre...
Ukraina ka marrë ditën e sotme fondin e ndihmës prej 1...
Është tensionuar situata para Ministrisë së Brendshme ...
Sekretari i Përgjithshëm në detyrë i WCC, Rev. Prof. Dr. I...
Qindra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brend...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është larguar nga zy...
Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme, e thir...
Në burgun e Peqinit ditën e sotme ka shpërthyer një re...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...