Situata e përmbytjeve në Shkodër/ 266 hektarë të mbuluara nga uji
Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndr...

Replikat vijojnë në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu.
Sipas Ramës, Blendi Fevziu ka gënjyer publikun nga ekrani i emisionit "Opinion" për deklaratat e tij se ministrat teksa ndodhen jashtë shtetit lënë kasetat e regjistruara sikur janë në punë.
Kryeministri i është kundërpërgjigjur duke thënë se Fevziu duhet t’i kërkojë një ndjesë publikut të tij.
Reagimi i Ramës
PRA, BLENDI FEVZIU KA GËNJYER FORT, kur duke e parë në sy publikun nga ekrani i "Opinionit" ai tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër TV sikur janë në punë… Jua garantoj!”
Duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë akuzë të rreme ose shqip, shpifje, Fevziu braktisi jo thjesht deklarimin e dhënë me garancinë se zotëronte fakte, për plot 7 ministra, që sipas tij bënin marifetin e lartpërmendur. Në të vërtetë ai braktisi publikun e tij dhe u mor në tym me videot e inspektimeve, përballjet e Trump-it me gazetarët, lirinë e tij për të udhëtuar në Amerikën Latine, gjëra që s’kishin asnjë lidhje me arsyen e me përmbajtjen e reagimit tim.
Pa asnjë pendesë për fajin e tij live ndaj publikut, Fevziu u shfaq i çuditur që unë reagova ndaj shpifjes së tij, për të cilën ai në fakt mirë mua, që s’më detyrohet asnjë shpjegim, po publikut të "Opinionit" duhet t’ia kërkonte një ndjesë për gënjeshtrën me 7 bishta.
Dhe për të shpjeguar çudinë e vet, ai tha se gjëra më të mëdha duhet të merrnin vëmendjen time, duke filluar nga “1/3 e Shqipërisë nën ujë” - vendi ynë ka 2,874,800 hektarë nga të cilat uji kishte mbuluar 13,160 hektarë, pra jo 1/3 po 1/217 - apo duke vazhduar me “krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAK-ut”, kur në fakt kriza parlamentare e Blendit është thjesht krizë e partisë së liderit të Fevziut dhe çunit të Bahri Falliut, sepse parlamenti është me pushimet e dimrit.
Por unë nuk çuditem që Fevziu nuk i kërkon ndjesë publikut të tij për gjithë atë derr gënjeshtre absurde dhe denigruese, ndaj njerëzish që Fevziu nuk ka detyrë t’i respektojë si kundërshtarë, po ka detyrimin të mos i baltosë kolektivisht duke nxitur urrejtje. Nuk çuditem as që i zoti i "Opinionit" propagandon kundër qeverisë, me të njëjtat marzhe të llahtarshme gabimi në komunikimin e fakteve, si ai i Shqipërisë së mbuluar nga uji në 1/3 - e këtu Fevzo s’është as vetëm, as më i gabuari, po të kesh parasysh ca të tjerë që gënjejnë si derra të knaqun migjenianë ditë e natë.
Nuk çuditem nga asnjë çudi e mexhlisit politik e mediatik unë, sepse më shumë sesa të vërtetës që Blendi e synon kur shkruan libra si gazetar, Fevziu i "Opinionit" i shërben tenxheres së tij të potershme që duhet të bubullojë përnatë, e të gërrgërrojë sa më fort mes 700 tenxhereve simotra, që ziejnë në një garë të marrë se kush shkumëzon më shumë.
Poterja gjithçka, e vërteta asgjë. Asnjë çudi.
Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndr...
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë ter...
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka mbetur e fortë vitet e fu...
Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të shpejta krahasuar...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në disa bizn...
Rëshqitja e dherave në Vlorë ka marrë masa alarmante. Mbr...
Banorët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një protes...
Përmbytjet e fundit në Shqipëri nuk janë thjesht ngjarje n...
Fillimi i 2026-ës e gjeti Shqipërinë nën presionin e motit...
Instituti i Statistikave (INSTAT) do të drejtohet tanimë n...
Rihapet pas tri ditësh bllokimi qarkullimi i automjeteve n...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
SPAK-u ka dërguar për gjykim procedimin penal kundër një g...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK-ut ndaj is...
Prokurori Arqile Koça është zgjedhur zëvendësprokuror i Pë...
Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara ...
Mbrëmjen e kaluar tregu i rrobave të përdorura në “5 Maj” ...
CNA denoncoi një rast flagrant, ku kryebashkiaku Erion Vel...
Vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në Lezhë...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...