IGJEUM: Reshje me intensitet të lartë, rrezik i shtuar për përmbytje
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci dhe 6 zyrtarë të tjerë.
Ndaj të pandehurve rëndon akuza për kryerjen e veprës penale, shkelje e barazisë në tenderë.
Hetimi është kryer për një procedurë prokurimi të kryer nga KESH-i, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Benet Beci.
Nga hetimet ka rezultuar se Benet Beci në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë krijuar privilegje të padrejta për kompaninë fituese të kësaj procedure.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.
Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.
Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:
I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.
Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
SPAK-u ka dërguar për gjykim procedimin penal kundër një g...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK-ut ndaj is...
Prokurori Arqile Koça është zgjedhur zëvendësprokuror i Pë...
Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara ...
Mbrëmjen e kaluar tregu i rrobave të përdorura në “5 Maj” ...
CNA denoncoi një rast flagrant, ku kryebashkiaku Erion Vel...
Vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në Lezhë...
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevz...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza shumë të forta...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një tryezë të përbashkët me...
Situata në Bashkinë Durrës mbetet e rënduar. Për shkak të ...
Prefekti i Qarkut Gjirokastër njofton qytetarët dhe përdor...
Si pasojë e shembjes së një kanali rruga nacionale Klos-Bu...
Moti i keq vazhdon të mbajë të mbërthyer vendin tonë. Në z...
Mëngjesin e kësaj të premteje “Lëvizja Bashkë”, për të rea...
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka bërë me dije se për ...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri me dije se proce...
Autoritetet rrugore kanë vijuar gjatë ditës hedhjen e krip...
Situata në Qarkun Shkodër paraqitet e qetë, nën monito...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...