Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit
Kushtet atmosferike do të përkeqësohen ditën e nesërme, nd...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për "Le Point", ku ka trajtuar çështje kyçe të politikës së jashtme dhe rolit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Duke folur për raportet me Iranin, Rama theksoi se Shqipëria mban një qëndrim të prerë dhe është në linjë me politikën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai rikujtoi se Tirana zyrtare nuk ka marrëdhënie diplomatike me Teheranin dhe se vendi ka pranuar në territorin e tij anëtarë të opozitës iraniane.
Kreu i qeverisë u shpreh se shqiptarët nuk tremben nga kërcënimet, duke e lidhur këtë qëndrim me historinë e vendit dhe mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Asnjëherë nuk duhet t’i pyesni shqiptarët nëse kanë frikë. Ne nuk kemi frikë. Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe e njëjta filozofi na udhëheq edhe sot. Duhet të flitet me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi në Iran”, ka deklaruar ai.
Në intervistë, ai nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si një garanci sigurie, si dhe synimin strategjik për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Vendi im ka përvojë historike nga diktatura komuniste që e bën të kuptueshme nevojën për qëndrime të forta kundër agresionit të jashtëm”, ka thënë ai.
Rama foli edhe për balancën diplomatike, duke mbështetur dialogun ndërkombëtar, por duke qëndruar i qartë në mbështetje të Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky.
“Ne nuk mund të heqim dorë nga roli ynë, por duhet të flasim me të gjithë dhe të respektojmë historinë dhe parimet tona”, është shprehur Rama.
Sa u përket investimeve, ai hodhi poshtë pretendimet për privatizim të ishullit të Sazanit, duke e cilësuar projektin si zhvillim turistik dhe mjedisor, në bashkëpunim me emra të njohur si Jean Nouvel.
Në fushën e mbrojtjes, Rama bëri të ditur se Shqipëria do të vazhdojë të furnizohet me pajisje ushtarake nga partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë, përfshirë kompaninë "Thales Group".
“Shqipëria ka blerë sistemin radar GM400 Alpha nga Thalès”, shkruan "Le Point".
Duke komentuar zhvillimet e brendshme, ai mohoi akuzat për pastrim parash dhe theksoi se vendi funksionon mbi bazën e ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.
Sipas “Le Point”, Rama paraqitet si një lider me profil të fortë ndërkombëtar, i orientuar qartë drejt Perëndimit, ndërsa zhvillimet politike në vend konsiderohen pjesë e një demokracie aktive./ CNA
Kushtet atmosferike do të përkeqësohen ditën e nesërme, nd...
Aktivistja Edlira Çepani ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur mbrëmjen...
Pas sistemit të IT-së së Kuvendit, hakerat iranianë kanë g...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur mospranimin e kë...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se presidenti amerik...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushim të procedimit penal...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Ditën e nesërme priten reshje mesatare deri intensive në q...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës...
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetas...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe ajo e Prokurorëve të Sh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një pane...
Një bashkim kompanish ndërkombëtare, franceze dhe spanjoll...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjes...
Gjykata e Tiranës ka liruar 15 protestuesit e arrestuar gj...
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...