Protesta e opozitës, lirohen 15 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka liruar 15 protestuesit e arrestuar gj...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Samitin Parlamentar të Nismës së Tri Deteve, që po zhvillohet në Zagreb.
Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e ndërlidhjes infrastrukturore, energjetike dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në projektin europian. Kryetari Peleshi vlerësoi organizimin e samitit nga Parlamenti i Kroacisë dhe theksoi se, në një kohë pasigurish të reja në Europë, platforma të tilla bashkëpunimi janë më të domosdoshme se kurrë për të forcuar lidhjet ekonomike, energjetike dhe politike mes vendeve të rajonit.
Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet parë më si periferi e Europës, por si pjesë përbërëse e arkitekturës së saj të ardhshme, duke theksuar se gjeografia, zgjedhjet politike dhe rrënjët kulturore të rajonit e mbështesin këtë perspektivë.
Kryetari theksoi se Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nyje strategjike që lidh Adriatikun dhe Jonin me rrjetet më të gjera europiane, duke kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai veçoi rëndësinë e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike si Koridori VIII dhe Koridori Blu si edhe Gazsjellësi Trans Adriatik e Gazsjellësi i planifikuar Joniano-Adriatik, të cilët krijojnë një rrjet të integruar lindje-perëndim dhe veri-jug, duke lidhur porte, rrugë energjetike dhe qendra ekonomike në rajon.
Në këtë kuadër, Peleshi theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk është thjesht një çështje politike, por një domosdoshmëri strategjike për vetë Europën, pasi zgjerimi lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.
Ai nënvizoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe diplomacisë parlamentare për forcimin e projektit europian.
Çfarë është Nisma e Tri Deteve
Nisma e Tri Deteve (Three Seas Initiative) është një platformë bashkëpunimi rajonal që lidh vendet e Europës Qendrore dhe Lindore mes Detit Baltik, Adriatik dhe Detit të Zi. Ajo synon të zhvillojë projekte të përbashkëta në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe digjitalizimit, duke rritur ndërlidhjen dhe sigurinë ekonomike të rajonit.
Iniciativa u krijua në vitin 2015 dhe sot përfshin 13 vende anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa disa vende të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, marrin pjesë si partnerë.
Samiti parlamentar i zhvilluar në Zagreb mbledh kryetarë parlamentesh dhe deputetë nga vendet pjesëmarrëse dhe partnerët strategjikë për të diskutuar projektet e ndërlidhjes dhe bashkëpunimin politik në rajon./ CNA
Gjykata e Tiranës ka liruar 15 protestuesit e arrestuar gj...
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Programi i Lotarisë Amerikane (Diversity Visa) pritet të r...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime te vila 30 me mi...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitu...
Deputeti socialist, Erion Braçe, është paraqitur në GJKKO....
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku deklaroi sot se nëse...
Dy këshilltarët bashkiakë demokratë në Durrës, Dritan Burg...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur mbrëm...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur dit...
Mentor Hima do të jetë drejtori i ri i Operatorit të Shpër...
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së në Kamëz, Anila Aliaj ka ...
Një masterplan me gjithsej 727 faqe është një studim i mir...
Ka përfunduar pas 9 orësh faza e intervistimit për kandida...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo ka folur sot lidhur me rritjen...
Reforma në Drejtësi ka pasur shumë “dashnorë” të saj, që n...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur ditën e sotme l...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...