Komisionerja e BE-së, Marta Kos: SPAK ka bërë punë të shkëlqyer në luftën ndaj korrupsionit
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur dit...

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin opozitar dhe protestat e organizuara nga opozita.
Në një intervistë për “A Krasta Show” në Syri Tv, Paloka u shpreh se opozita duhet të jetë më radikale në “betejën” e saj, pasi sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër.
Ai tha më tej se “e keqja” e vendit janë kryemistri Edi Rama dhe qeveria e tij dhe shtoi se për largimin e tyre zgjidhjen duhet ta japë opozita.
“Kështu që kam qenë gjithmonë i mendimit që opozita duhet të jetë më radikale, të gjejë rrugë të tjera, po përdor prapë termin radikale, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Ne nuk kemi përballë një njeri që kupton, njeh demokracinë, pranon kundërshtarin e të tjera e të tjera. Janë prova që ai i ka dhënë në fakt që herët. Nuk kishte nevojë për 13 vjet që të arrinim këtë konkluzion.
Ky njeriu që siç e kujtojnë shumë, erdhi në fillim domethënë edhe arriti edhe të mashtrojë një pjesë të njerëzve. Erdhi gjoja si trendi, si i riu, domethënë përballë të ‘vjetrit’ Berishës, që ky ishte më europian, më modern, ky do sillte ndryshime pozitive.
Sot unë ja kam shkruajtur dhe me një status, për fat të keq ky ka treguar që ky as te sholla e këpucës së Gramoz Ruçit nuk shkon dot. Të atij Gramozit, ish-sekretarit të partisë e të tjera me të gjitha të zezat. Ky moderni, trendi, europiani e të tjera e të tjera, ky nuk arriti të shkojë as te sholla e këpucës së Gramoz Ruçit tek ajo parti. Pra, ai është fatkeqësia. Ajo është e keqja, qeveria dhe ai. Këtu nuk ka më dilema. Si zgjidhet? Kjo është pyetja që vazhdojmë ta bëjmë ne, ta bëjnë të gjithë, dhe që opozita në një farë mënyre duhet t'i japi përgjigje.
Në fakt mua jo protestat, edhe këto protestat që po bëjmë ne, vetëm me dhunë nga ana jonë nuk më duket se ka. Tashi nuk dua ta banalizoj, po ca fishekzjarre dhe ca shishe molotov që hedhiN, njerëz të revoltuar, të rinj aty, që gjithmonë i hedhin në një kuadrat ku as pemët nuk dëmtohen. Nuk më duket se ka ndonjë dhunë të madhe këtu, të jemi të sinqertë. Por le ta zëmë se edhe kaq dikujt i duket dhunë, për parimet që ka”, u shpreh Paloka. /CNA
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur dit...
Mentor Hima do të jetë drejtori i ri i Operatorit të Shpër...
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së në Kamëz, Anila Aliaj ka ...
Një masterplan me gjithsej 727 faqe është një studim i mir...
Ka përfunduar pas 9 orësh faza e intervistimit për kandida...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo ka folur sot lidhur me rritjen...
Reforma në Drejtësi ka pasur shumë “dashnorë” të saj, që n...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur ditën e sotme l...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndodhet n...
Pas lajmit të transmetuar në CNA për dëmtimin e rrugës së ...
Platforma TIBO njofton arritjen e një marrëveshjeje me Med...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze në një editorial të ...
Dalin në dritë detaje të reja nga seanca e dytë në themel ...
Janë zbardhur detaje nga seanca e dytë e gjykimit në theme...
Këtë të martë u zhvillua seanca e dytë në themel ndaj krye...
Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban në Shqipëri ka ...
Këtë të martë, në rrjetat e peshkatërëve të Vlorës është k...
Seanca e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Er...
Plarent Ndreca, avokati i caktuar sot i kryebashkiakut të ...
GJKKO ka vendosur të heqë masën e sigurisë me ‘arrest në s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...