Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Himarës
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Një bashkim kompanish ndërkombëtare, franceze dhe spanjolle, ka nënshkruar një kontratë me vlerë rreth 8.8 milionë euro për të mbikëqyrur rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hotit.
Konsorciumi SAFEGE–EPTISA, i përbërë nga SUEZ Consulting dhe EPTISA Servicios de Ingeniería S.L., do të mbulojë shërbimet e konsulencës mbikëqyrëse për projektin.
Projekti financohet dhe mbështetet nga institucione ndërkombëtare dhe zbatohet nga Hekurudha Shqiptare(HSH), operatori shtetëror përgjegjës për rrjetin hekurudhor në vend. Roli i konsulentit përfshin mbikëqyrjen e plotë të punimeve civile, si dhe të furnizimit dhe instalimit të sistemeve elektromekanike, duke siguruar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, respektimin e afateve dhe kontrollin e cilësisë gjatë zbatimit.
Kontrata, e nënshkruar në shkurt 2026 dhe e publikuar së fundmi në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), parashikon një afat deri në gusht 2032, në përputhje me natyrën afatgjatë dhe shumëfazëshe të projektit. Përzgjedhja është bërë përmes një tenderi të hapur me dy zarfa dhe parakualifikim, që synon të balancojë vlerësimin teknik dhe atë financiar.
Linja Vorë–Hani i Hotit është pjesë e investimeve më të gjera në sektorin hekurudhor shqiptar, me një vlerë totale projekti prej rreth 356 milionë eurosh, të bashkëfinancuar nga institucione ndërkombëtare përmes granteve dhe huave. Projekti përfshin rehabilitimin dhe ndërtimin e rreth 120 kilometrave linjë dhe synon integrimin e Shqipërisë në rrjetin hekurudhor europian TEN-T dhe Korridorin Pan-Europian X.
Linja ekzistuese, e ndërtuar në disa faza nga vitet 1960 deri në 1985, lidh zona urbane përgjatë ultësirës perëndimore dhe kalon deri në kufirin me Malin e Zi në Han të Hotit. Ajo mbulon disa bashki përgjatë itinerarit dhe prej vitesh ka operuar me kufizime, ndërsa u ndërpre pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019./ Revista Monitor
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjes...
Gjykata e Tiranës ka liruar 15 protestuesit e arrestuar gj...
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Programi i Lotarisë Amerikane (Diversity Visa) pritet të r...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime te vila 30 me mi...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitu...
Deputeti socialist, Erion Braçe, është paraqitur në GJKKO....
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku deklaroi sot se nëse...
Dy këshilltarët bashkiakë demokratë në Durrës, Dritan Burg...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur mbrëm...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur dit...
Mentor Hima do të jetë drejtori i ri i Operatorit të Shpër...
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së në Kamëz, Anila Aliaj ka ...
Një masterplan me gjithsej 727 faqe është një studim i mir...
Ka përfunduar pas 9 orësh faza e intervistimit për kandida...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo ka folur sot lidhur me rritjen...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...