Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kur "Zëri i Amerikës" u interesua për përgjigjen e qeverisë shqiptare në lidhje me investimin e dhëndrit të Donald Trump-it në Sazan, Ministria e Kulturës dhe e Mjedisit dha një përgjigje me takt. Vërtet konfirmohej dera e hapur për investitorin, por gjithsesi thuhej se “sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime”.
Kjo lloj përgjigje lë të kuptohet se vendimmarrja është e një natyre institucionale që merr kohën e vet në bazë të punës që bëhet për verifikimet përkatëse. Këtë natyrë të trajtimit të një çështjeje shtetërore e zhbëri pas 24 orësh kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.
Rama u "zhvesh" nga hipokrizia me të cilën iu përgjigj "Zërit të Amerikës" dhe konfirmoi me harbutërinë e zakonshme se për investimin është rënë dakord dhe kushdo që e kundërshton, është ose delirant, ose gojështhurur, ose shpifës.
“E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjioze të hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s, në Azi dhe Lindjen e Mesme. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është që Shqipëria kampione e turizmit në rajon në 2030 nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërmeje të ndritur, por një projekt gjeopolitik dhe ekonomik që po formësohet me plane dhe masa konkrete që krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik”, u shpreh Rama, duke mohuar edhe fakti se Sazani ishte pjesë e zonave të mbrojtura, siç kishte raportuar më parë "Lapsi.al", bazuar në listën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Dalloni në fjalinë më lart se si kryeministri e shpall Sazanin “një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”. Dalloni se si paralajmëron “zbarkimin e firmës më prestigjioze të hotelerisë në botë” dhe se si sqaron se ky është “një projekt gjeopolitik dhe ekonomik” duke konfirmuar me fjalët e tij se pazari tashmë është mbyllur dhe se shqyrtimi që pritet nga institucionet është vetëm një formalitet.
Negociatat sekrete me Kushner dhe Abehsera
Është e qartë se konfirmimi që jep kryeministri i Shqipërisë për një projekt kaq me peshë nuk është çështje ditësh dhe as çështje javësh. Jared Kushner erdhi fillimisht në Shqipëri me bashkëshorten, Ivanka Trump në verën e vitit 2021 bashkë me sheikun Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së.
Ata u kthyen dy vite më pas, në verën e vitit 2023, të shoqëruar edhe nga Richard Grenell, ish-i dërguar i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor dhe Asher Abehsera ortaku i tij në biznes.
Në prononcimin për "Bloomberg News", Kushner pranoi se sinjalet e para për të investuar në Shqipëri i mori pikërisht nga këta dy persona, Richard Grenell dhe Asher Abehesera. Ky i fundit është personi në të djathtë të fotos, që qëndron në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.
Në foton më lart, grupi sapo ka dalë nga muzeu “Shtëpia e gjetheve” në Tiranë, të cilën e vizituan në verën e vitit të kaluar. Po ashtu "New York Times" konfirmoi se kontaktet mes Jared Kushner dhe qeverisë shqiptare janë intensifikuar me ndërmjetësimin e biznesmenit Shefqet Kastrati dhe djalit të tij, Musa Kastrati.
Investimet e tyre përfshijnë një koncesion për të drejtuar aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, një zinxhir pikash karburanti në Shqipëri dhe hotele dhe biznese të tjera, sipas bashkëpunëtorëve të biznesit dhe zotit Kushner, shkruajti "New York Times".

“Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, u shpreh Jared Kushner në prononcimin e tij për median amerikane.
Shkrimi vazhdonte po ashtu duke përmendur faktin se në tetor 2022, Shefqet Kastrati bleu një shtëpi prej 7.5 milionë dollarësh në Indian Creek, Fla., tregojnë të dhënat e tokës, një pronë që është afër vendit ku jetojnë tani zonja Trump dhe zoti Kushner. Familja Kastrati gjithashtu vitin e kaluar bleu një hotel në seksionin Brickell të Miami për 55 milionë dollarë nga familja mbretërore e Katarit.
Musa Kastrati, në një intervistë, tha se roli që kompania e tij familjare do të luante në projektet shqiptare të zotit Kushner nuk ishte ende i qartë, por ndoshta do të përfshinte ndihmën për ndërtimin e disa prej komplekseve. Z. Kastrati po ashtu konfirmoi se në dhjetor të vitit 2022 ka vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën e zotit Trump në Florida, me zotin Grenell dhe se gjithashtu ka takuar shkurtimisht zotin Trump kur ish-presidenti mbërriti teksa po darkonin. Kastrati tha se nuk kishte diskutuar për marrëveshjen e mundshme me zotin Trump.
Marrëveshjet e tjera që Rama i ka negociuar personalisht
Kryeministri Rama po krijon një traditë të negociimit personal për projekte të natyrës shtetërore.
Askush nuk kishte dijeni mbi negociatat mes tij dhe Melonit për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër, që mund të strehojnë rreth 36 mijë afrikanë në vit.
Verën e kaluar, shqiptarët panë me kuriozitet dhe me kënaqësi se si kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni, erdhi me familjen e saj për të pushuar në brigjet e Vlorës, duke u bërë lajm kudo në mediat tona dhe ato përtej Adriatikut. Rama vetë u pa t’i japë një puthje drithëruese Meloni-t në një nga samitet e krerëve të shteteve.

Kush pati pikëpyetje se nga lindi kjo dashuri e mori përgjigjen në nëntor të vitit të kaluar. Në këmbim të këtyre qokave, Rama i dha të drejtë qeverisë italiane të dërgojë në Gjadër refugjatët afrikanë, që kapen në ujërat ndërkombëtare. Për më shumë se 6 muaj ishin kryer negociata të fshehta dhe në momentin që marrëveshja u firmos ishte tepër vonë për të diskutuar humbjet dhe përfitimet.
Për ata që pyetën se çfarë fituan shqiptarët nga kjo marrëveshje, Rama u kthye 30 vite më pas, për të kujtuar se u kemi një borxh italianëve që na pritën kur emigrantët ishim ne.
E njëjta skemë u ndoq edhe për projektin e “Durrës Jaht dhe Marina”. Në fillim u fol për një marrëveshje fatlume nga e cila do të përfitonin të parët qytetarët e Durrësit dhe ku investitor do të ishte “Emaar group”. Me dy miliardë euro investime të premtuara u tha se Durrësi do të trasformohej në një spot të magjishëm të Mesdheut.
Kur negociatat ishin mbyllur në sekret të plotë u mësua se grupi Emaar nuk do të investonte në Durrës. Ra poshtë edhe shifra e investimit dy miliardë euro, pasi në realitet, Mohammed Alabbar, do të investonte pak më shumë se 80 milionë euro. Pastaj me paratë që fiton nga shitja e apartamenteve në gropë do të vazhdojë me ngritjen e pallateve dhe hoteleve.

Për më tepër, shteti fali taksa dhe qindra mijëra metra truall në bregdet. Më pas hapi një gropë në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, pa llogaritur milionat që rrezikon në arbitrazh. Qershia mbi tortë; gjasat janë që qytetarët e Durrësit ta kenë të ndaluar të futen në rezidencën, që do të ndërtojë investitori nga Dubai.
Në të dyja rastet e mësipërme, Rama i është “përveshur” me të njëjtat angullima atyre që e kanë akuzuar, se kur negocion personalisht dhe në mënyrë okulte, ai ka në plan të parë interesin personal dhe jo atë të taksapaguesve shqiptarë./ Lapsi.al
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas nda...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klo...
Prej disa ditësh në mediat ndërkombëtare është raportu...
Le të imagjinojmë për pak momente se jeni ulur me një grup...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar...
Administrata publike është një fushë në të cilën liderët u...
Mediat britanike “The Times” ka shkruar një artikull për p...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur këtë të s...
Punimet në aeroportin e Vlorës kanë përparuar dhe kanë...
Sot mediat kanë raportuar për një kontroll të ndodhur ...
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer një kont...
GJKKO ka lënë në burg ish-kreun e Autoritetit Rrugor S...
Alfred Peza, i denoncuar jo pak herë nga punonjësit e ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Analfabetizmi në RTSH është një problem shqetësues. Gj...
Drejt Aleancave Në vitet e socializmit, përgatitja us...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin...
Media prestigjoze New York Times, në një artikull të gjatë...
Kryeministri Edi Rama është i sigurt për fitoren që do...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reag...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...