Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Administrata publike është një fushë në të cilën liderët u shërbejnë komuniteteve për të çuar përpara të mirën e përbashkët dhe për të realizuar ndryshime pozitive.
Profesionistët e administratës publike duhet të jenë të pajisur me aftësi për të menaxhuar në të gjitha nivelet e qeverisjes (lokale, shtetërore), si dhe organizatat jofitimprurëse.
Vlerat kryesore më të rëndësishme të administratës publike janë transparenca, llogaridhënia, etika, profesionalizmi dhe lidershipi.
Jo rastësisht, nga filozofia greke është përshtatur në konceptet e sotme shprehja që në administratë duhet të punojnë ata që kanë vokacion, njësoj si një person që bëhet klerik nga vokacioni që ka për fenë.
Në Shqipëri, këto vlera pak i gjejmë. Përkundrazi mund të thuhet se administrata shqiptare është antivokacion. Në shtet, shpesh motivi kryesor për t’u punësuar është se shpreson të bëhesh i pasur brenda një periudhe të shkurtër.
Hetimet e fundit të SPAK po nxjerrin fakte se si shumë individë kanë vënë pasuri që nuk arrijnë t’i justifikojnë me pagat e tyre “modeste” që marrin në shtet.
Kriteret e vëna në vite për deklarimin e pasurive nuk kanë arritur të filtrojnë mekanizmat që përdoren për të fshehur të ardhurat, apo dhe për t’i pastruar ato. Këto të ardhura në fakt janë para të taksapaguesve që përndryshe do të ishin përdorur për më shumë rrugë, shërbime, shkolla, spitale e me radhë.
Motivi tjetër është rehatia. Administrata gëzon ditët më të shumta që mund të rrijë pa punuar. Sa herë që ka një festë zyrtare afër fundjavës, dita më e afërt bëhet me ligj pushim, duke mos u shërbyer qindra qytetarëve që kanë halle të ndryshme, apo bizneseve që varen nga produktiviteti për të gjeneruar pagat e punonjësve dhe fitimet e tyre.
Administrata përfitoi dhe nga zelli i kryeministrit për të barazuar pagat e rajonit, duke shkaktuar me vetëdashje presion në tregun privat të punës, me sipërmarrjet që sot kanë hyrë në një rreth vicioz, pasi u detyruan të rrisnin pagat, pa e shoqëruar me produktivitetin e punës.
Lidershipi, nga ana e tij, e shfrytëzon administratën si një mekanizëm për të fituar vota. Sa herë që afrohen zgjedhjet, numri i të punësuarve në institucionet shtetërore fryhet si me magji.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në dy tremujorët përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të prillit 2021, në sektorin shtetëror u shtuan gati 12 mijë të punësuar të rinj, që është rritja më e lartë historike që nga viti 2000 kur raportohen të dhënat.
Ndonëse çdo shërbim po kalon online, administrata mbetet e ngarkuar. Në aparatin shtetëror në fund të 2023 kishte rreth 182 mijë punonjës, apo 18 mijë më shumë sesa një dekadë më parë.
Ironikisht, as numri më i lartë i tyre dhe as kalimi i shërbimeve online në shumë raste nuk i kanë ndihmuar qytetarët e bizneset që vazhdojnë të sorollaten edhe sot për të marrë një hipotekë, apo subjektet që u ngec aktiviteti sa herë që sistemi i e-Albania bie dhe nuk kanë se ku të ankohen.
Përvoja e këtyre dekadave na ka mësuar që të mos presim shumë nga administrata dhe vlerat e pretenduara të saj. Pakkush pret që të fitojë ndershmërisht një tender, apo të zgjidhë shpejt një hall pa dhënë një ryshfet, edhe pse reforma në drejtësi po ushtron presionin e vet.
Ndaj dhe ne “gëzohemi” kur institucionet kanë një ditë më shumë pushim. Imagjinoni se sa para kursehen nga vjedhjet në tendera, apo ryshfetet e munguara.
Një vrojtim periodik global i Bankës Botërore me sipërmarrjet, të cilat pyeten për çështje që lidhen me klimën e biznesit si korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator, ka gjetur se 36% e biznesit shqiptar ka pranuar se i është kërkuar ryshfet nga ana e zyrtarëve të paktën një herë.
Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe dy herë më e madhe se mesatarja botërore. Janë para që do të ishin kursyer, nëse profesionistët e administratës publike dhe lidershipi do të kishin minimumin e vokacionit për të formësuar një administratë që në fokus do të kishte të mirën publike dhe jo atë personale.
Ndaj le të rrinë më mirë pushim! Në maj, p.sh., data 1 Maj është e mërkurë, le të jetë e gjithë java pa punë, së bashku me 6 majin (që është pushimi i Pashkëve).
Ama gjithsesi kemi edhe një të mirë nga pushimet e shkurtra e të papritura të administratës. Jo të gjithë ikin jashtë, dhe një pjesë e madhe të parave të fituara jo nga puna i shpenzojnë edhe te bizneset private, që jo të gjitha janë të lidhura me qeverinë./ Monitor.al
Mediat britanike “The Times” ka shkruar një artikull për p...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur këtë të s...
Punimet në aeroportin e Vlorës kanë përparuar dhe kanë...
Sot mediat kanë raportuar për një kontroll të ndodhur ...
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer një kont...
GJKKO ka lënë në burg ish-kreun e Autoritetit Rrugor S...
Alfred Peza, i denoncuar jo pak herë nga punonjësit e ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Analfabetizmi në RTSH është një problem shqetësues. Gj...
Drejt Aleancave Në vitet e socializmit, përgatitja us...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin...
Media prestigjoze New York Times, në një artikull të gjatë...
Kryeministri Edi Rama është i sigurt për fitoren që do...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reag...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Sipas ...
Ambasdori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reguar pas marrëveshjes...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pa...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mb...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi ka deklaruar për mediat...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...