
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me hetimet ndaj mjekut Edvin Prifti.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se drejtësia penale që kemi instaluar është bolshevike.
Sipas tij, nuk mundet që mjeku të ndalohet të ushtrojë profesionin, nëse nuk ka një vendim nga Urdhri i Mjekëve.
“Siç kam thënë në mënyrë të përsëritur dhe prej vitesh, drejtësia penale që kemi instaluar është BOLSHEVIKE.
Qëllimi nuk është ndëshkimi i krimit, por kriminalizimi me çdo kusht i viktimës! I atij/asaj që e kanë vënë në rreth të kuq për ta degjeneruar.
Taktika është e njohur. Në fillim të çelin një hetim me tam tame të mëdha. Të arrestojnë me zhurmë të madhe që të kënaqet turma.
Pastaj bëjnë sikur hetojnë, pasi të kanë arrestuar. Ti e pyet "a më arrestove çdo hetosh më"?! Por jo, ti je i dënuar me hetim. Pastaj me zgjatje hetimi. Pastaj prapë zgjatje hetimi....
Kërkon prova por nuk ka. Sa më shumë kërkon prova nga akuza, aq më shumë zgjatet hetimi. Ndërkohë ti nuk je qytetar i lirë. Je në burg, pa vendim dënimi, ose me masa ndaluese të tjera.
Mjeku në këtë rast nuk lejohet të operojë!!! Po ç’punë ka gjykata penale me sallën operacionit?!- pra pyet ti.
Ata të japin një urdhër të dytë ndalimi të punosh. Një mjeku ja ndalon profesionin Urdhëri i Mjekëve jo gjykata penale... Apo ç'e deshe!
Nejse, ata hetojnë, pavarësisht se nuk kanë provuar asgjë deri më tani. Ti kërkon garanci procedurale, liri e të drejta kushtetuese, por hetimet "thellohen". Ndërkoha ka letra anonime, ka shkrime të porositura në portale për ty. Prandaj po hetojmë... Diçka do kesh bërë!!!
Të ka pirë e zeza me pak fjalë. Le të jesh sa të duash i zoti në profesion. Madje sa më i zoti të mbahesh aq më shumë do hetohesh.
U bone ti!
Po akuza e parë pse nuk shkon në gjyq?!
Hetimet janë komplekse. Një anonim ka folur keq për ty....
Ja ky është standarti i drejtësisë së re. Njësoj si drejtësia bolshevike që kishim para 90-ës.”-shkruan Manjani.
Më tej, ai i drejton edhe një mesazh ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ndërsa shkruan “A e dëgjon, zonja Kim?!
Bol-she-vi-ke. Mesa kemi pas ditur, bolshevizmi nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë Amerikane. Apo e dinim gabim?!
Mos të rëntë halli, sepse nuk ke shpresë. Nga ana tjetër nuk ka më asnjë garanci që halli nuk të zë. Abuzimi me lirinë tënde është 360?.
Ne dënuam Sajmirin, ashtu fët e fët pa prova e pa llogjikë, për ju të tjerët nuk ka më garanci...
Ja kjo është drejtësia e re, politikë e pastër!
Sa më takon nuk ndjehem mirë të them a ju thashë?
Ndihem keq, madje shumë keq”./CNA.al
Përdorimi i telefonave celular për të gjithë ne është ...
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me tone ironike pas...
Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e inte...
Pas fantazive të saj për lidhjet e CNA.al me Geri Koka...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar n...
Qeveria “Rama”, do të mbahet mend për ministrat, kryeb...
Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë ka marrë vendimin që n...
Edvin Kulluri, përmes një postimi në rrjetin social, k...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kujtuar mesazhin që is...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestu...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka kujtuar 23-vjetorin...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në rrugë me...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e inagurimit të...
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë,...
Gazetari Bledian Koka ka publikuar një nga deklarata e...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar ish-gjyqtaren e Krujë...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prej kohësh “i zhd...
Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku socialist, nuk heq dor...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Gjatë ...
Sot Partia Socialiste feston 31-vjetorin e lindjes. Në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...