
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqësore, ka dalë me një reagim.
Sipas Komitetit Drejtues, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta.
“Ky vendim cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.
Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.
Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qartë formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetin në mosmarrjen në konsideratë të mendimit të grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së drejtësisë", thuhet në reagim.
Në këtë situatë Komiteti Drejtues ka dalë me një vendim për bojkotim të seancave gjyqësore.
“Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave përfshirë edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri në datën 17 qershor.
Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht", thuhet në reagimin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.
Kujtojmë se propozimi i KLGJ-së ishte 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative dhe 1 gjykatë apeli për të gjithë vendin.
Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.
KLGJ ka miratuar draftin, që pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave./CNA.al
Gazetari Bledian Koka ka publikuar një nga deklarata e...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar ish-gjyqtaren e Krujë...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prej kohësh “i zhd...
Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku socialist, nuk heq dor...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Gjatë ...
Sot Partia Socialiste feston 31-vjetorin e lindjes. Në...
Zbardhet dëshmia e një 15-vjeçareje shqiptare, e cila ...
Vajza e poetit shqiptar Lasgush Poradeci, Marie Porade...
Sanksionet kundër Rusisë dhe lufta në Ukrainë po rrisi...
Avokati Altin Goxhaj ka dalë në mbrojtje të mjekut Edv...
Mjeku Edvin Prifti ka reaguar pas kontrolleve që ka kr...
Kryeministri Rama gjithmon në periudhën e pikut të ver...
Një 'fakenews' që qarkullon pa ndalim në media. Propag...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përcjellë një mesaz...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përmes një reagimi...
Të largohesh nga Facebook-u, tingëllon si gjë e thjesh...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Ish gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha, i është drejtu...
Profesor Artan Fuga i ka dhënë një leksion të fortë mi...
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...