LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e ish-kryebashkiakut të Rilindjes

12 Qershor 2022, 09:45, Aktualitet CNA
Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e
Foto ilustruese

Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku socialist, nuk heq dorë nga “fidanët”. Me “fidanë” në Vorë dhe me “fidanë” në Itali, ku u kap me 20 kg drogë.

Ndërsa në Shqipëri ishte i privilegjuar dhe i paprekshëm nga policia, prokuroria dhe gjykata, në Itali i janë hedhur prangat.

Edhe pse në kërkim, institucionet e drejtësisë në Shqipëri mbyllën sytë dhe lejuan largimin e tij në Itali.

Skandali i institucioneve të drejtësisë në Shqipëri është përmbyllur nga Policia italiane me arrestimin e Kajmakut.

Por, kjo nuk do të thotë që të inkriminuarit nga policia, prokuroria e gjykata që kanë ndihmuar Kajmakun të mos preken dhe të vazhdojnë të qetë detyrën.

Kujtojmë se në vitin 2019, 13 aksione policore për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, dështuan.

Dyshohet se operacionet për prangosjen e Agim Kajmakut u dekonspiruan nga punonjës të policisë së shtetit.

U raportua se 7 prej tyre u vunë në verifikim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, por s’dihet çfarë ka ndodhur më tej.

Pasuri me paratë e krimit?

 

Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e
Agim Kajmaku

 

Tashmë kur Kajmaku është prangosur në Itali, nën sekuestro duhet të vihet pasuria e Kajmakut në Shqipëri.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2019, nisën procedurat, por siç duket ishin sa për sy e faqe, pasi pasuria e Kajmakut nuk u prek.

U mjaftua me bërjen publike të disa gjysmë-informacioneve se sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit kishte nisur verifikimin për pastrim parash ndaj Kajmakut dhe familjarëve të tij.

Uniformat blu u kanë dërguar shkresë duke u kërkuar informacion bankave të nivelit të dytë për llogaritë e tij bankare.

Të njëjtat kërkesa u pretenduan se i janë dërguar drejtorisë së hipotekës për të verifikuar pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat e biznesit të ish-kreut të bashkisë së Vorës i zgjedhur më 30 qershor në siglën e partisë Socialiste.

Prokuroria e Tiranës i nisi një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë për Agim Kajmakun. Organi i akuzës kërkonte që nga data 14 nëntor 2019, çdo noter pranë të cilit paraqitet Kajmaku për të nënshkruar prokurë për avokatin do të mbajë përgjegjësi penale nëse nuk njofton menjëherë policinë.

Pasuria e deklaruar nga Kajmaku përbëhet kryesisht nga patundshmëri. Më poshtë po e sjellim të detajuar sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2019 (Deklarata fillestare)

Pronar 100% i pasurive të paluajtshme, ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 92 m2 (kati përdhe) dhe truall me sipërfaqe 300 m2 në Vorë, të blerë sipas kontratës datë 09.01.2012, me vlerë 3 731824 Lekë me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Pronar 100% i pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 5 875 m2 në Vorë me vlerë 3 378 125 Lekë të blerë sipas kontratës datë 09.01.2012 me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e

Pronar 100% i pasurisë së paluajtshme, apartament me sipërfaqe 72.2 m2 në Kavajë të blerë sipas kontratës datë 18.07.2007 me vlerë 2 300 000 Lekë me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e

Pronar 100% i pasurive së paluajtshme, ndërtesë me sipërfaqe 346.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 2 100 m2 në Vorë të blerë sipas Kontratës së Shitjes datë 09.04.2003 me vlerë 1 000 000 Lekë me burim të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare. Pasuria i është shitur me rezervë shoqërisë “Kajmaku” Sh.p.k sipas kontratës së shitblerjes me rezervë datë 17.03.2017 me vlerë 73 629 375 Lekë pasi është rivlerësuar në shkurt 2017 për këtë vlerë. Detyrimi i mbetur i palikuiduar është 38 629 375 Lekë.

Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, pronare 100% e një apartamenti me sipërfaqe 114.3 m2 në Tiranë të blerë sipas kontratës datë 03.02.2014 me vlerë 101 000 Euro me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, pronare 100% e pasurisë së paluajtshme, garazh me sipërfaqe 34 m2 në Tiranë të blerë sipas kontratës datë 13.05.2014 në shumën 1 050 000 Lekë me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, pronare 100% e pasurive së paluajtshme, garazh me sipërfaqe 16 m2 dhe garazh me sipërfaqe 18 m2 në Tiranë të blerë sipas kontratës datë 03.05.2017 me vlerë respektive 8 000 Euro dhe 9 000 Euro me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e

Llogari rrjedhëse me gjendje 192 000 Euro me burim të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare. Llogaria është e bllokuar si garanci për kredi.

Llogari rrjedhëse me gjendje 6 143 920 Lekë me burim të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.
Depozitë Junior në emër të djalit, pranë një banke të nivelit të dytë me gjendje 2 967 Euro, të administruar nga bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku.

Pronar 100% i një autoveture të tipit "Audi Q7" të blerë sipas kontratës datë 15.08.2018 me vlerë 35 000 Euro me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Obligacione pranë një banke me vlerë 44 300 000 Lekë të blera me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, obligacione pranë një banke të nivelit të dytë me vlerë 44 300 000 Lekë të blera me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, obligacione pranë një banke të nivelit të dytë me vlerë 50 000 000 Lekë të blera me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, obligacione pranë një banke të nivelit të dytë me vlerë 50 000 000 Lekë të blera me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Të ardhura në vlerën 540 000 Lekë nga paga si menaxher i shoqërisë Kajmaku Sh.p.k me NIPT K83725201G me seli në Bubq, Durrës, për periudhën 01.01.2019-30.06.2019. E ardhura mujore është në vlerën 90 000 Lekë.
Të ardhura në vlerën 10 143 000 Lekë nga shitja e 49% të aksioneve të shoqërisë Kajmaku Sh.p.k me NIPT K83725201G në bazë të kontratës së shitjes, me palë blerëse Merita Kajmakun.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, të ardhura në vlerën 600 000 Lekë si administratore e shoqërisë Kajmaku Sh.p.k me NIPT K83725201G me seli në Bubq, Durrës, me objekt aktiviteti “prodhim, rritje, ruajtje, tregtim shumicë dhe pakicë, import-eksport të farave, luleve, pemëve të ndryshme, dekorative etj”, për periudhën 01.01.2019-30.06.2019. E ardhura mujore është në vlerën 100 000 Lekë.

Miliarda euro patundshmëri me para droge?/ A duhet sekuestruar pasuria e

Viti 2019 (Deklarata pas largimit nga detyra)

Llogari rrjedhëse me gjendje 4 012 031.5 Lekë me burim të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.
Llogari rrjedhëse me gjendje 121 000.61 Euro me burim të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Llogaria është bllokuar si garanci për kredi.

Të ardhura në vlerën 986 561 Lekë nga interesat 6-mujore deri në 03.09.2019 të Obligacioneve me vlerë 44 300 000 Lekë pranë një banke të blerë me të ardhura nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Të ardhura bruto në vlerën 253 636 Lekë nga paga si kryetar i Bashkisë Vorë me NIPT K51713020C, për periudhën 07.08.2019-01.11.2019. E ardhura mujore bruto në gusht ka qenë 73 636 Lekë dhe në periudhën shtator–tetor nga 90 000 Lekë secili.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, të ardhura në vlerën 1 094 375 Lekë nga interesat 6-mujore (deri në 05.08.2019) të Obligacioneve me vlerë 50 000 000 Lekë pranë një banke të blerë me të ardhurat nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, të ardhura në vlerën 986 561 Lekë nga interesat 6-mujore (deri në 03.09.2019) të Obligacioneve me vlerë 44 300 000 Lekë pranë një banke të blerë me të ardhurat nga aktiviteti privat dhe nga kursimet familjare.

Bashkëshortja, znj. Merita Kajmaku, të ardhura në vlerën 300 000 Lekë si administratore e shoqërisë Kajmaku Sh.p.k me NIPT K83725201G me seli në Bubq, Durrës, me objekt aktiviteti “prodhim, rritje, ruajtje, tregtim shumicë dhe pakicë, import-eksport të farave, luleve, pemëve të ndryshme, dekorative etj”, për periudhën 01.08.2019-31.10.2019. E ardhura mujore është në vlerën 100 000 Lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga