“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën për mediat ka komentuar vizitën e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias në Kryeministri. Berisha u shpreh se vizita e çdo ministri grek është e mirëpritur.
Ai shtoi se Partia Demokratike mbështet marrëdhënien e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ndërsa foli për çështjen e detit me Greqinë, e cila është dhe fokusi i bisedave të Dendias me kryeministrin Edi Rama, Berisha u shpreh se është në pritje të rezultatit të këtij takimi.
"Ministri, ose çdo ministër i qeverisë greke, është i mirëpritur. Ne jemi në mbështetje të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit me Republikën Helenike dhe vendet e tjera fqinj. Problemi me të cilin vjen, për të cilin duket se vjen zoti Dendias, është problemi i marrëveshjes së detit. Partia Demokratike ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin absolutisht të papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. E kam theksuar dhe e theksoj se Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke. E kam theksuar dhe e theksoj se ajo ishte një marrëveshje ku të dy palët fitonin, ishte win-win marrëveshje.
Në vend se ta vazhdonte aty ku e lamë me palën greke, pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë absolute në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë, pala greke kërkoi rinegocim. Unë u thashë atyre që nuk bëj rinegocim më. Tani meqenëse Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se ligji ndërkombëtar prevalon mbi ligjin kombëtar, çka do të thotë vendimet e gjykatave ndërkombëtare prevalojnë mbi vendimet e gjykatave kombëtare, urdhëroni ta dërgojmë në Gjykatën e Hagës, Gjykatën e Detit.
Dhe e lamë që atë marrëveshje ta çonim në Gjykatën e Hagës. Avantazhi i Shqipërisë ishte se Greqia kishte negociuar marrëveshjen duke i njohur vetes 6 kilometra ujëra territoriale. Greqia në përputhje me Traktatin e Detit, mund t'i njihte vetes kur të donte 12 kilometra ujëra territoriale. Greqia firmosi marrëveshjen me Shqipërinë bazuar në atë ligj që kishte, në të cilin kishte shpallur vetes të drejtën për 6 kilometra ujëra territoriale. Ekspertë ndërkombëtarë, dhe unë e kam ekspertizën, kompani shumë serioze ndërkombëtare që shqyrtoi marrëveshjen pasi u rrëzua, shkruan: 'Kjo marrëveshje në qoftë se rimatet, rishqyrtohet, mund të dalë shumë e drejtë. Mund të pësojë ndonjë përmirësim. Por në rast se Greqia shpall 12 miljet, gjithçka përmbyset për Shqipërinë, kundër Shqipërisë.' Tani, autoritetet greke, duhet ta pranojmë këtu me një eksperiencë të jashtëzakonshme në problemet e kufijve detarë, sepse kanë nja 3000 kilometra, i kanë të pafund, thashë e pranuan që të shkojmë në kuadrin e marrëveshjes pa ndryshuar, pa rivendikuar 12 milje.
Kotzias që erdhi në Korçë për të sigluar, pa që kishte të bënte me një bandë të papërgjegjshme. Pasi e panë se s'do vihej firma, u kujtuan se ka një vendim gjykate, u kujtuan se ka President e të tjerë me radhë. Dhe çfarë solli kjo? Çfarë solli, ta them unë ty. Pala greke u largua nga Korça dhe pas nja dy muaj-tre muaj shpalli rivendikimin e 12 kilometrave në ujërat e veta territoriale. Ja, ky është Edi Rama. Tani e pret Dendias, sepse ministri Dendias e ka cituar Edi Ramën për lidhje të paqarta, me një hallë, me një gjysha, me një teze, s'mbaj mend mirë tani, se s'kam pse hyj këtu, po e ka cituar, është e njohur. Dhe tani unë pres rezultatin e takimit", tha Berisha. /CNA
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka mbërritu...
Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se qeveria n...
Ish-kreu i ARRSH-së, Gentan Gjyli dhe ish-drejtori i KESH-...
Kontrollet propagandë nga Drejtoria e Burgjeve në IEVP-të ...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka bërë denoncimin e radh...
Prej momentit kur qarkulluan pamje të të burgosurve duke f...
Në kuadër të “Ditëve të Hapura”, Shkolla Profesionale Tekn...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një postim në rrj...
Java e fundit e majit, që shtrihet nga data 25 deri në 31 ...
Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madh...
Një panoramë e veprimtarisë së krimit të oganizuar ballkan...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reag...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklara...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ditën e die...
Pas homazheve, pas nderimit të figurës së tij, pas dhënies...
Ambasadori shqiptar në Ukrainë Ernal Filo ka folur për sul...
Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në Institucionin e ...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj përfshirj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...