LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Porti i Durrësit” në Kushtetuese/ PD e denoncon si megaaferë korruptive

11 Nëntor 2022, 11:54, Aktualitet CNA

“Porti i Durrësit” në Kushtetuese/ PD e denoncon si

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Oerd Bylybashki ka thënë për mediat se shpresojnë që Gjykata do të qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

“Siç e kishim premtuar PD-ja depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik, por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj”, është shprehur Bylykbashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga