web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me armë e drogë në liri/ Për çatinë në burg

7 Qershor 2022, 17:32, Aktualitet CNA
Me armë e drogë në liri/ Për çatinë në burg
Foto ilustruese

Policia e Shtetit dhe drejtësia nga dita në ditë po zhgënjejnë qytetarët.

Arrestimet dhe procedimet penale, për një metër dru apo për ndërtimin e një çatie janë bërë kaq të shpeshta, sa hera-herës duket sikur qelitë nuk do të kenë më vend.

Rasti më i fundit ishte në Pogradec. Para pak minutash, policia përmes një njoftimi bënte me dije se kishte arrestuar një 62-vjeçar, vetëm se kishte bërë ndërtime pa leje në banesën e tij.

Një rast tjetër u regjistrua para 3 ditësh në Kolonjë, ku u procedua penalisht një 33-vjeçar me iniciale S.M., pasi e kanë gjetur duke kryer punime ndërtimi pa leje në fshatin Skorovot.

Blutë kanë referuar në gjykatë materialet ndaj të riut nga Durrësi, për veprën “Ndërtimi i paligjshëm” dhe e kanë shitur si një sukses.

Por jo vetëm ndërtimet pa leje janë në "lupën e policisë, por edhe evazioni fiskal. 

Pak ditë më parë, Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 30-vjeçare, e cila kishte një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore dhe të papajisur me kasë fiskale.

Policia e shet këtë si një operacion të suksesshëm, kur ka shumë biznese të mëdha që bëjnë evazion fiskal dhe që nuk po preken nga zyrtarët apo institucionet.

E të tilla raste raportohen çdo ditë.

Ndërkohë që persona të tjerë, që kapen në flagrancë me drogë dhe pistoletë, lihen të lirë.

I ashtëquajturi gazetar Elio Laze, u arrestua me 28 maj 2021, për amëmbajtje, por edhe për drogë. Sipas dokumenteve të siguruara nga CNA.al, asokohe, policia i gjeti në makinë me të cilën udhëtonte një armë zjarri, e llojit pistoletë, e markës Ekol, me karikator të vendosur dhe me një fishek luftarak të vendosur në karikatorin e pistoletës.

Për blerjen e armës së zjarrit, pseudo-gazetari deklaroi se ja u kishte blerë disa të rinjve, ndërsa për drogën u justifikua se është vetëkonsumues. 

Por kur ai duhet të ishte pas hekurave, çështja e tij është mbyllur me vendim të formës së prerë dhe ai është dënuar vetëm me shërbim prove, duke u sjellë vërdallë nëpër Tiranë si një qytetar i lirë.

Reforma në drejtësi u trumbetua se do të ishte një nga sukseset më të mëdha dhe se frytet e saj do të sillnin shpresë. Por nga rasti konkret, i denoncuar nga CNA.al, reforma në drejtësi duket se nuk po funksionon si duhet.

Për një vepër të tillë, sipas Kodit Penal, Laze duhet të dënohej nga 5 deri në 7 vjet burg, por përmes ndërhyrjeve politike, gjyqtari apo prokurori i çështjes e kanë toleruar, duke u hapur krahun për në burg atyre që kapen me një metër dru apo duke ndërtuar çatinë.

Elio Laze duhet të ishte sot pas hekurave, sepse është kapur në flagrancë dhe mbi të rëndojnë dy vepra penale. Por ndërhyrjet dhe korruptimi kanë bërë punën e tyre, duke e lënë të lirë rrugëve të Tiranës. Nga ushtar i Pasmaxhiut, është kthyer në vegël të Erion Veliajt.

Kur do të zgjohet drejtësia e re dhe të veprojë mbi rastin konkret, të denoncuar nga CNA.al? Apo do të vijojë t'i trajtojë qytetarë "ca të nënës e ca të njerkës"./E.K-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga