“The Wall Street Journal”: Si nisi ideja e dhëndrit të ish-prtesidentit Trump për resorte luksoze në Sazan
Media prestigjioze amerikane “The Wall Street Journal” i k...
Grupi i ekspertëve të diasporës akademike paraqiti planin zhvillimor për profilizimin e Universitetit të Korçës (UNIKO).
Plani është hartuar nga tre ekspertë, akademikë nga diaspora. Ky projekt i MAS, me mbështetjen e AADF ka për synim ta kthejë universitetin në një qendër rajonale të ekselencës dhe kërkimit shkencor deri në vitin 2030.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në prezantimin e planit të zhvillimit dhe profilizimit të UNIKO, theksoi rëndësinë e tij e këtij plani në funksion të profilizimit dhe ndërkombëtarizimit të universitetit duke u bërë dhe një model dhe për universitetet e tjera rajonale.
“Sot hapim një faqe të re për Universitetin e Korçës. Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 të realizojmë të gjithë objektivat për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit, pa i hequr asgjë vlerave ekzistuese, por duke i rritur ato përmes mbështetjes që qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të japin. Ne duam që të rivitalizojmë universitetet rajonale, me qëllim që strategjia “S3” (Smart Specialization Strategy) që shumë shpejt miratohet, e cila ka në fokus zhvillimin e ekosistemit të arsimit me fokus arsimin e lartë, përmban ato objektiva që sot i shohim të pasqyruara në këtë plan strategjik të UNIKO. Kështu, Universiteti i Korçës bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale në funksion të profilizimit dhe të ndërkombëtarizimit”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Prej një viti, tre akademikë të njohur shqiptarë nga diaspora, Dritan Agalliu (Ph.D. Columbia University), Mirjeta Beqiri (Ph.D. Gonzaga University), dhe Labtona Sado (Ph.D. Universita Roma Tre), kanë punuar për zhvillimin e planit të transformimit të Universitetit të Korçës. Ata theksuan se universiteti ka potencial të madh për të ofruar në fushat e bujqësisë, teknologjisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Sipas tyre, për realizimin e këtij plani duhen ndjekur pesë pika kyçe: fuqizimi i njerëzve, rritja e cilësisë kërkimore, arsimi për të ardhmen e rajonit, ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i kërkimit ndërdisiplinor.

Ministrja tha se një model drejt zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit është dhe ai i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
“Ne arritëm një marrëveshje fantastike me Universitetin Boku të Vjenës dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku i kemi mbështetur me 2 milion euro për planin e transformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës nën udhëheqjen e Universitetit Boku të Vjenës. Është parashikuar të ketë jo vetëm shkëmbime të stafeve, studentëve, mbështetje për doktoraturat, për ciklin e dytë të studimeve Master, ku do të kemi bashkëudhëheqje me pedagogët e Universitetit Boku të Vjenës, dhe gjithashtu mbështetje për zhvillimin e njësive të kërkimit shkencor në këtë universitet. Pra, e kemi një model që mund ta aplikojmë edhe për Universitetin e Korçës”, deklaroi Manastirliu.
Në vijim të përpjekjeve për të modernizuar sektorin e arsimit dhe kërkimit në Shqipëri, qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar bazën ligjore të kërkimit shkencor. Një nga nismat kryesore është projektligji i ri për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili synon të krijojë më shumë mundësi për investime në këtë fushë, si dhe të nxisë bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe zhvillimin e shkencës së hapur.
“Këtë javë do të miratojmë në Kuvend edhe ligjin e ri për shkencën dhe kërkimin shkencor, një tjetër dritare që hapet për investimet në shkencë dhe kërkimin shkencor dhe në shkencën e hapur. Ky ligj krijon instrumenta të reja ku do të kemi bashkëpunime mes sektorëve në funksion të kërkimit shkencor dhe shkencës së hapur”, përundoi Manastirliu./ CNA
Media prestigjioze amerikane “The Wall Street Journal” i k...
Prej disa muajsh, CNA ka raportuar se SPAK ka thelluar...
Një debat ka pasur midis gazetarit Lorenc Vangjeli dhe...
Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ...
Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Pë...
Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlo...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për situatën ...
Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po heto...
Bashkia Shkodër do të shtojë parkimet e automjeteve me...
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e ...
Pas refuzimeve masive nga institucionet e drejtësisë, Kësh...
Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzon pjesëmarrjen në Komision...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar faktin q...
Pas marrjes së detyrës si drejtori i Policisë së Shtetit, ...
Shqipëria është pushtuar nga reshjet e shiut. Disa nga qyt...
SPAK-u ka kërkuar 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryebashkiak...
Gjykata e Lartë ka përcaktuar datën 15 tetor, ora 13.20, p...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi dje në Ti...
Në pak minuta shi, lagjet e Tiranës janë përmbytur. CNA p...
Shqipëria ka marrë një rol të rëndësishëm në luftën kundër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...